×
  • Sport
  • Sport

    Besa Famgas për të vazhduar dominimin, Prishtina për befasi

    FrontOnline
    08 Maj 2021

    Pas dy ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Në finale takohen dy skuadrat më të mira të edicionit të rregullt, Besa Famgas e Prishtina.

    Të dy skuadrat kanë pasur shumë lojtarë në Kombëtare, ndërsa gjatë kësaj jave janë përgatitur për ndeshjen e parë finale që luhet në Pejë, në palestrën “Karagaçi”, të shtunën nga ora 16:00.

    Besa Famgas ka fituar të gjitha ndeshjet e stinorit të rregullt, ndërsa në gjysmëfinale shënoi dy fitore të thella ndaj Vëllaznimit. Rrjedhimisht pejanët llogariten favoritë, ndërsa synojnë të vazhdojnë me fitore. Besa Famgas ka dominuar hendbollin kosovar në dekadën e fundit dhe synon titull të ri.

    Por Prishtina nuk udhëton në Pejë e dorëzuar. Paraqitja me Kombëtaren mund të jetë frymëzim për lojtarët e Prishtinës, që synojnë paraqitje të suksesshme në Pejë.

    Prishtina në stinorin e rregullt u rendit e dyta, ndërsa në gjysmëfinale të plejofit e kaloi lehtë Trepçën./FrontOnline/

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Sport12 Shtator 2024
    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, zhvilloi një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu, ku foli për rrugëtimin...
    Sport12 Shtator 2024
    FC Prishtina ishte rikthyer në stadiumin “Fadil Vokrri” në fillim të këtij sezoni, pas një kohe të gjatë “shtegtimi”, për shkak të...
    Sport12 Shtator 2024
    Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë u bë temë debati në javët e fundit për shkak të gjendjes së saj të...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Problemet e këtyre dhe shumë të mbijetuarve të tjerë të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk përfunduan më 12...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, bisedoi me presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, gjatë një takimi në Budapest....
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale e ish kryeministrit shqiptar, Fatos Nano. ABC News mëson se Nanos i është vendosur protezë e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Konflikti mes Serbisë dhe Kosovës mbetet i pazgjidhur edhe 25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s. Beogradi nuk e njeh pavarësinë e ish-krahinës...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, janë përplasur në seancën e sotme...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është hera e parë në 7 vjetët e fundit që shifrat e ikjes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.