×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarri në spitalin e Vushtrrisë, policia thotë se janë djegur mbeturinat mjekësore

    FrontOnline
    07 Maj 2021

    Në orët e mbrëmjes u raportua se një pjesë e spitalit të Vushtrisë është djegur, shkruanFront Online.

    Front Online për këtë rast ka kontaktuar edhe zëdhënësin e policisë për rajonin  e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Zahiti tha se në Polici nuk është raportuar për djegie të spitalit, por për djegie të mbeturinave prapa spitalit.

    “Nuk është raportuar për të lënduar”, tha Zahiti tutje.

    Edhe spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, ka njoftuar se sot në ora 15.30, ka shpërthyer zjarri te mbeturinat mjekësore, afër impiantit, në hapësirën prapa Spitalit, i njëjti është lokalizuar.

    Sipas komunikatës së lëshuar nga SHSKUK impianti aktualisht është në servisim dhe mbetjet kanë qenë të grumbullara afër tij deri në servisim të pajisjes.

    Pas intervenimit nga Njësia e Zjarrfikësve, zjarri u shua, pa pasoja në objektin e spitalit dhe pa lëndime eventuale.

     

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Qeveria e Austrisë dëshiron të vazhdojë me planet që mundësojnë transferimin e kriminelëve të dënuar nga vendet e treta për të vuajtur...
    Lajme07 Maj 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka bërë të qartë se Këshilli Evropian do të diskutojë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në Konferencën “Si mund të përfitojnë komunitetet joshumicë nga Zvogëlimi i Barrës Administrative”. Në fjalën...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Të drejtën e votës sot do ta ushtrojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm si dhe të burgosurit në burgjet e Maqedonisë...
    Lajme07 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica, dhe tre zyrtarëve tjerë Isa...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka gjetur dy kamera me solar, të cilat janë vendosur për të vëzhguar rrugët në brezin kufitar në mes...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Është gjetur në ujërat e lumit Buna edhe trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi. Më herët gjatë ditës së sotme, palumbarët arritën të...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës i tha jo kërkesës së Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Jim O’Brien, Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelarit...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të martën ka bërë homazhe pranë varrit të heroit, Bahri Fazliu, në 26-vjetorin e rënies...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.