×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndahen 11 milionë euro për pagesën e rrymës në veri

    FrontOnline
    06 Maj 2021

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 61 vota për kanë miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me propozimin që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës për serbët në katër komunat veriore.

    Sipas këtij vendimi, për këto komuna në veri të Kosovës janë ndarë 11 milionë euro për pagesën e rrymës.

    Javën e kaluar, komisioni kishte miratuar propozimin e KOSTT-it për ndarjen e këtyre mjeteve.

    Pas këtij vendimi, i menjëhershëm kishte qenë reagimi i opozitës.

    Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë Kurti se në kundërshtim me zotimet e saj ka miratuar këtë vendim, duke shtuar se e njëjta Qeveri kishte anuluar shtesat prej 30 eurove për pensionistët.

    Për Lidhjen Demokratike e Kosovës, Qeveria Kurti se po ndërmerr veprime të cilat i kishte kundërshtuar si opozitë.

    Ndërsa në reagimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thuhet se 11 milionë euro është shuma të cilën duhet ta paguajnë shumica e qytetarëve të Kosovës, për një pakicë e cila vet dhe në bashkëpunim me Serbinë, sfidon institucionet tona.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Në Gjakovë sot është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999. Të pranishëm në...
    Lajme27 Prill 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar ashpër VV-në për sabotimin e punës së Komisionit Hetimor Parlament për Rezervat...
    Lajme27 Prill 2024
    Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, Arnhild Spence, ka lavdëruar procesin e regjistrimin të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Ajo ka...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën...
    Sport27 Prill 2024
    Mohamed Salah ka thyer heshtjen lidhur me përleshjen e ashpër verbale që pati me Jurgen Kloppin gjatë ndeshjes me West Hamin. Salah...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të premten mbrëma, duke dëmtuar shtëpi dhe ndërtesa,...
    Sport27 Prill 2024
    Synimi i Liverpoolit për titullin e Premier League ka humbur edhe më shumë terren. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka barazuar 2:2...
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të aktiviteteve për shënimin Ditës Kombëtare të të zhdukurve me dhunë, sot...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Rreth 10 mijë mbështetës të kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez u mblodhën sot në Madrid për të mbështetur liderin dhe për t’i kërkuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.