×
  • Sport
  • Sport

    Përveç titullit, garë e “nxehtë” po zhvillohet edhe për mbijetesë, katër xhiro deri në fund për ta përcaktuar fatin e skuadrave

    FrontOnline
    03 Maj 2021

    Përveç luftës së nxehtë për titull në Superligën e Kosovës mes Prishtinës, Dritës dhe Ballkanit, një gjë e tillë po ndodhë edhe në pjesën e poshtme të tabelës.

    Arbëria, Feronikeli, Trepça ’89, Drenica dhe Llapi janë në garë të ngushtë për mbijetesë, derisa Besa e Pejës tashmë e ka prerë “biletën” për në Ligën e Parë, raporton FrontOnline.

    Xhiro pas xhiro, gjërat sa vijnë e bëhen më interesant në pjesën e poshtme të tabelës, duke e bërë garën shumë të ngushtë mes skuadrave në fjalë.

    Gjykuar në renditjen momentale, punët më së keqi i ka Arbëria e cila ndodhet në vendin e nëntë me 33 pikë të tubuara.

    Më pas, Arbërinë e ndjekin Feronikeli, Trepça ’89, Drenica dhe Llapi.

    Për ta komentuar garën për mbijetesë, FrontOnline ka kontaktuar ish-futbollistin e mirënjohur dhe trajnerin, Erdin Hashani, si dhe futbollistin e Arbërisë, Almir Kryeziu.

    Hashani: Arbëria largohet nga liga, i janë dashur lojtarë me përvojë

    Ish-futbollisti i njohur, Erdin Hashani e ka komentuar garën e “nxehtë” për mbijetesë në elitën e futbollit të Kosovës.

    Hashani që sot e drejton Vjosën e Shtimes si trajner, ka thënë se Arbëria do të bie nga liga.

    “Arbëria do të largohet nga liga duke e parë që këto ndeshjet e fundit ka gabuar dhe ndoshta mungesa e përvojës për këto ndeshjet e fundit. Dihet se në fund të kampionatit ngarkesa psiqike shkon e rritet, e duke ia shtuar kësaj është edhe mungesa e futbollistëve me përvojë tek Arbëria”, ka deklaruar Hashani.

    “Sa i përket punës së barazhit, mendoj se ka me qenë lufta mes Feronikelit dhe Trepçës ’89. Me fitoren e djeshme, Drenica e bëri një hap të madh për ikjen nga barazhi. Kush gabon mes këtyre tri skuadrave tash, do t’i ikë barazhit”, tregoi ai.

    Sipas tij, Drenica e ka orarin më të mirë, derisa ka fjalë të mëdha për Besën e Pejës.

    “E shohim se Drenica e ka orarin më të mirë nga këto skuadra. Duhet theksuar se ky vit është ndër më të mirët, sepse është interesant si për titull ashtu edhe për mbijetesë. Mos të harrojmë se Besa edhe pse është larguar nga Superliga, po zhvillon futboll dhe po bën befasi. Kjo është në të mirë të futbollit”, deklaroi të hënën për FrontOnline Erdin Hashani.

    Kryeziu optimist për Arbërinë

    Nga ana tjetër, futbollisti i Arbërisë, Almir Kryeziu është optimist për skuadrën e tij.

    Ai beson se në fund, skuadra lipjanase do t’ia dalë të mbijetojë në Superligë.

    “Mendoj se do të jetë një luftë e madhe deri në fund për mbijetesë dhe do të jetë shumë e vështirë. Por, besoj se skuadra jonë do t’ia dalë që të mbijetojë në Superligë”, deklaroi për FrontOnline Almir Kryeziu./FrontOnline/

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Sport24 Shtator 2024
    Kylian Mbappe ka shënuar golin e tij të gjashtë në pesë ndeshjet e tij të fundit për Real Madridin, duke treguar se...
    Sport24 Shtator 2024
    Stadiumi “San Siro”, i njohur edhe si “Giuseppe Meazza”, nuk do të presë më finalen e Ligës së Kampionëve 2027 pas një...
    Sport24 Shtator 2024
    Finalja e edicionit 2026-2027 në Ligën e Kampionëve nuk do të organizohet nga Milani. UEFA e ka zyrtarizuar sot pas mbledhjes së...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter është ndjerë sonte në Shkup dhe rrethinë. Sipas faqes së specializuar botërore për monitorimin...
    Lajme24 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë qëndrmit në New York, ka dekoruar ambasadorin e Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB),...
    Lajme24 Shtator 2024
    Një aksident i rëndë mes tri veturave raportohet se ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në rrugën Drenas-Komoran. Deri më tani...
    Lajme24 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me djegien e vilës së deputetit Mefail Bajqinovci.  Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës,...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj polak, Radoslaw Sikorski. Bëhet e ditur se Gërvalla e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.