Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 18:00 në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur për Front Online, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Mësohet se i plagosuri është Menderes Emini, 54-vjeçar nga Prishtina.
Menderesi, i cili njihet si “Muja”, është babai i Rron Eminit, i cili në maj të 2019 ishte vrarë në Siri, raporton Sinjali.
Ndërkohë, policia ka njoftuar se 54-vjeçari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, derisa i dyshuari për këtë rast është arrestuar.