×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Ibrahim Rugova e Adem Jashari ndërtuan themelet e shtetit të Kosovës

    FrontOnline
    26 Shtator 2019

    Gjatë një vizite në Kompleksin Memorial në Prekaz, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se binomi Presidenti Ibrahim Rugova – Komandanti Adem Jashari, ndërtuan themelet e shtetit të Kosovës.

    “Nderimi ynë për familjen Jashari, për komandantin legjendar Adem Jashari, i cili si një binom bashkë me Presidentin Rugova, ndërtuan themelet e shtetit të Kosovës, është i përhershëm dhe shërben si një udhërrëfyes, për çdo hap që ne e qesim në çdo procesin të shtetndërtimit dhe në të gjitha sfidat që na dalin përpara, në fuqizimin e shtetit tonë dhe në zhvillimin e tij”, tha Osmani.

    E shoqëruar nga zyrtarë të lartë të partisë dhe përfaqësues të Degës së LDK-së në Skenderaj, Osmani tha se ka ardhur për të nderuar sakrificën më sublime të luftës së fundit në Kosovë, atë të familjes Jashari dhe për tu përkulur sot e çdo ditë, para kësaj sakrifice, e cila i tregoi botës mbarë, që lufta e popullit të Kosovës për liri, ishte luftë e drejtë dhe për këtë arsye u përkrah nga e gjithë bota demokratike./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.