Babai ka hyrë në dhomën e gjumit të djalit të tij të vogël dhe e ka gjetur pa shenja jete.
Babai menjëherë telefonoi policinë. Trupi pa jetë i të miturit tashmë ndodhet në obduksion.
Viktima është një 13-vjeçar nga komunitetit ashkali.
E aktori kosovar Jeton Zogiani ka publikuar një foto prekëse të djalit i cili vdiq në rrethana ende të paqarta.
“Loqkamani i keti shehri t’vogel na paska lan sot! Elmedin, zemren ma keput”, ka shkruar aktori kosovar.
Për ngjarjen tragjike të kësaj familje, ka raportuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Babai në Fushë Kosovë e gjen të birin të vdekur në dhomën e gjumit