×
  • Lajme
  • Lajme

    Një 35 vjeçar nga Prishtina viktima më e re nga COVID-19

    FrontOnline
    23 Prill 2021

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    Një 35-vjeçar nga Komuna e Prishtinës ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, duke u regjistruar si viktima më e re nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend, ndërsa rastet tjera janë nga: Kamenicë 2 raste (88, 74 vjeç), Ferizaj 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (59 vjeç), Pejë 1 rast (58 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç).

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.146 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 356 raste pozitive.

    Numri total i rasteve pozitive është 103.480 raste nga 514.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.118 raste të vdekjes.

    Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 82 raste, Mitrovicë 39 raste, Ferizaj 34 raste, Podujevë 29 raste, Gjilan 23 raste, Gjakovë 18 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Obiliq 12 raste, Klinë 11 raste, Lipjan 10 raste, Pejë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Prizren 9 raste, Deçan 8 raste, Kaçanik 8 raste, Skenderaj 8 raste, Viti 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Leposaviq 4 raste, Istog 3 raste, Malishevë 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Rahovec.

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

    Mbani higjienën!

    Respektoni distancën!

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna me...
    Lajme02 Maj 2024
    Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ilaz Kodra, ra në altarin e lirisë më 30 prill 1999-të bashkë edhe me 315 dëshmorë...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë...
    Lajme02 Maj 2024
    Një përleshje me armë zjarri dhe me mjete të forta ka ndodhur të mërkurën në fshatin Lupç i Podujevës. Si pasojë katër...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është dërguar presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombe të Bashkuara, Dennis Francis, dhe të...
    Sport02 Maj 2024
    Skuadra e Bayern Munich në fund të këtij sezoni do të mbetët pa trajner, pasi Thomas Tuchel ka vendosur të largohet për...
    Kronika02 Maj 2024
    Janë arrestuar tre persona pasi që janë përleshur fizikisht mes vete. Pasditen e një majit, në Fushë Kosovë janë arrestuar tre meshkuj...
    Lajme02 Maj 2024
    Në Belgjikë, ditëve të fundit po diskutohet ndërtimi i një burgu në Kosovë, i cili do të shërbente për drejtësinë belge për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.