×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Përgjysmimi i shtesave nga Qeveria, mjekët e kundërshtojnë vendimin

    FrontOnline
    21 Prill 2021

    Pas padisë të bërë publike ndaj Ministrisë së Shëndetësisë nga Oda e Mjekëve të Kosovës, ka reaguar Qeveria ku ka ndarë mjetet shtesë, shkruan Front Online.

    Qeveria ka ndarë nga buxheti i shtetit mbi 5 milionë euro për sektorin e shëndetësisë dhe sigurisë për muajt prill dhe maj.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se mjekët do të marrin 150 euro shtesë kurse stafi mbështetës 100 euro.

    “Përmes këtij vendimi ndahen mjete shtesë për sektorin e shëndetësisë dhe sigurisë në vlerë totale mbi 5 milionë për muajin -prill-maj me shtesa prej 100 euro për teknikë, 150 euro për mjekë dhe infermierë dhe 100 euro për policë”, ka thënë ministri Murati

    Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka thënë për Front Online se ky vendim është gabim dhe nuk ka arsye të ndodh.

    “Kjo është gabim, nëse ka ndodhur kjo që të ulen shtesat është gabim, s’ka arsye dhe kjo nuk duhet të ndodh”, ka thënë Sejdiu për Front Online.

    Sejdiu: Armend Zemaj na gënjeu, nuk e mbajti premtimin

    Sejdiu në intervistë për Front Online ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-ministrit,  Armend Zemaj, ku e ka quajtur gënjeshtar.

    “E vërteta qëndron kështu që gjatë muajve, nëntor, dhjetor, janar dhe shkurt, ne kemi qenë në kontakt me Ministrinë  e Shëndetësisë dhe kemi shprehur brengën edhe me shkrim ish-ministrit Zemaj për çështjen e mospagesës së shtesave të mbi 400 kolegëve tonë. Ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kanë qenë premtime koti, rrena nga ish-ministri ku na është thënë se këto do të paguhen dhe asnjëherë nuk janë paguar”, ka thënë Sejdiu për Front Online.

    Nga këto mjete me vendim të Qeverisë kanë përfituar stafi shëndetësorë, por jo të gjithë janë rimbursuar.

    Sipas Sejdiut janë mbi 150 mijë euro që MSh ua ka borxh mantelbardhëve.

    “Flasim për një shumë mbi 150 mijë euro të cilat Ministria e Shëndetësisë do të duhej t’i paguante”, u shpreh Sejdiu.

    Sejdiu e bëri të qartë se padia e ngritur më 3 mars të këtij viti është padi ndaj MSh-së.

    Që nga marsi i vitit të kaluar, stafi shëndetësor ka qenë drejtpërdrejt i angazhuar në luftimin e koronavirusit.

    18 punonjës shëndetësorë, si pasojë e infektimit me virusin ngjitës, edhe kanë ndërruar jetë.

     

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama është shfaqur nga terreni, ku po vazhdojnë punimet për hapjen e rrugës “B” dhe lidhjen e saj...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ia ka refuzuar ankesën e ish-rektores së Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Këshilli Drejtues...
    Lajme07 Maj 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka aprovuar raportin e komisionit për avancimin e nëntë prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës....
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Qeveria e Austrisë dëshiron të vazhdojë me planet që mundësojnë transferimin e kriminelëve të dënuar nga vendet e treta për të vuajtur...
    Lajme07 Maj 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka bërë të qartë se Këshilli Evropian do të diskutojë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në Konferencën “Si mund të përfitojnë komunitetet joshumicë nga Zvogëlimi i Barrës Administrative”. Në fjalën...
    Lajme07 Maj 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka aprovuar raportin e komisionit për avancimin e nëntë prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës...
    Lajme07 Maj 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se ka dëgjuar se në Burgun e Dubravës, të burgosurve po...
    Vip07 Maj 2024
    Si sot një vit më parë është mbajtur finalja e Big Brother VIP Albania 2. Në edicionin e dytë fitues u shpall...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.