×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​OBSH: Koreja Veriore ende pretendon se s’ka asnjë rast me Covid-19

    FrontOnline
    21 Prill 2021

    Koreja e Veriut vazhdon të pretendojë se asnjë rast infeksioni me virusin e ri korona në vend nuk është konfirmuar, megjithëse ka testuar rreth 24.000 njerëz deri më tani, sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    Koreja e Veriut njoftoi se ka kryer teste PCR në 23.826 njerëz me 10 ditë diferencë, por që asnjë rast infeksioni nuk është regjistruar që prej 8 prillit, raporton agjencia japoneze Kyodo.

    Koreja e Veriut ka testuar 705 njerëz për shtatë ditë që nga 2 prilli, 103 prej të cilëve kanë pasur “sëmundje të ngjashme me gripin ose infeksione të rënda akute të frymëmarrjes”, tha OBSH në një raport të fundit bazuar në të dhënat e siguruara nga vendi.

    Që nga fillimi i vitit të kaluar, Koreja e Veriut ka ndërprerë trafikun me Kinën dhe Rusinë, shkaku i frikës në rritje se virusi, i zbuluar për herë të parë në qytetin kinez Wuhan, mund të depërtojë në vend.

    Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un është zotuar gjithashtu të zbatojë masa agresive antiepidemike, të tilla si ndalimi i tubimeve publike të më shumë se pesë personave.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.