×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Holanda zbut masat pas 3 muajsh në izolim të plotë

    FrontOnline
    21 Prill 2021

    Holanda do të zbusë masat e kufizimet nga java e ardhshme, mes trysnisë në rritje për rihapjen e vendit, pavarësisht nivelit të lartë të infektimeve.

    Siç bëri të ditur kryeministri Mark Rutte, shtetrrethimi gjatë natës, i cili ka qenë në fuqi prej 3 muajsh, do të hiqet nga 28 prilli, ndërsa baret dhe restorantet do të lejohen t’u shërbejnë grupeve të vogla në ambient të hapur nga mesdita deri në 6 të pasdites.

     

     

    Universitet dhe kolegjet do të rihapen gradualisht dhe dyqanet do të lejohen të pranojnë më shumë klientë.

    “Së pari, shtetrrethimi do të hiqet të mërkurën më 28 prill. Së dyti, vizitat në shtëpi do të kalojnë nga 1 person në 2 persona në ditë. E dimë se kjo është masa më e vështirë për t’u zbatuar. Së treti, nga 28 prilli, lokalet në ambient të hapur mund të shërbejnë nga ora 12 deri në 6 të pasdites. Kushti kryesor është kufizimi i klientëve deri në një numër maksimal prej 50 personash”, u shpreh Rutte.

    Holanda ka qenë në stade të ndryshme të izolimit prej më shumë se 6 muajsh. Të gjitha baret dhe restorantet kanë qenë të mbyllura qe prej mesit të tetorit dhe grumbullimet publike të më shumë se dy personave janë të ndaluara. Por pavarësisht këtyre masave, infektimet me koronaviurs dhe shtrimet në spital dhe terapitë intensive kanë arritur në nivelet më të larta që prej muajit janar.

    Pak ditë më parë, kryeministri paralajmëroi se spitalet ishin pranë tejkalimit të kapaciteteve.

    Megjithatë, ekspertët mendojnë se më e keqja e valës së tretë ka kaluar, ndërsa numri i pacientëve të pranuar në spital pësoi rënie të lehtë javën e fundit, dhe teksa vaksinimi i të moshuarve po përshpejtohet. 4.5 milionë persona kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës në shtetin me 17 milionë banorë.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën si një mburojë kundër synimeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha të shtunën ministri...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të premten mbrëma, duke dëmtuar shtëpi dhe ndërtesa,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Rreth 10 mijë mbështetës të kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez u mblodhën sot në Madrid për të mbështetur liderin dhe për t’i kërkuar...
    Të tjera
    Sport27 Prill 2024
    Mohamed Salah ka thyer heshtjen lidhur me përleshjen e ashpër verbale që pati me Jurgen Kloppin gjatë ndeshjes me West Hamin. Salah...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të premten mbrëma, duke dëmtuar shtëpi dhe ndërtesa,...
    Sport27 Prill 2024
    Synimi i Liverpoolit për titullin e Premier League ka humbur edhe më shumë terren. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka barazuar 2:2...
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të aktiviteteve për shënimin Ditës Kombëtare të të zhdukurve me dhunë, sot...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Rreth 10 mijë mbështetës të kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez u mblodhën sot në Madrid për të mbështetur liderin dhe për t’i kërkuar...
    Lajme27 Prill 2024
    Policia e Kosovës,  në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore e në veçanti fëmijëve, ka hartuar Planin Operativ...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.