×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK-ja tregon se a u suspenduan nga puna dy zyrtarët e Policisë së Kosovës  të dyshuar për keqpërdorim

    FrontOnline
    21 Prill 2021

    Pas rekomandimeve të Inspektoratit Policorë të Kosovës, janë suspenduar nga puna dy zyrtarë policorë, (komandanti i stacionit të Prizrenit me gradën e majorit dhe komandanti i nën stacionit policor të Zhurit me gradën e rreshterit)  pasi që të njëjtit dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Lajmin për FrontOnline, e ka konfirmuar zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka.

    “Po, dy zyrtarët policorë janë suspenduar nga puna, pas rekomandimeve që ka dhënë IPK-ja”, tha shkurt ai.

    IPK-ja ka thënë se hetimet për këtë rast kishin filluar kur ky institucion kishte marrë informacione se dy zyrtarë policorë të stacionit të Prizrenit, kishin hyrë pa autorizim në një gjobë për kundërvajtje në trafik.

    “Hetimet lidhur me këtë rast kanë filluar ditë më herët ku hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione se dy zyrtarë policorë (komandanti i stacionit të Prizrenit me gradën e majorit dhe komandanti i nën stacionit policor të Zhurit me gradën e rreshterit) kanë ndërhyrë pa autorizim në një gjobë për kundërvajtje në trafik me ç’rast dyshohet se janë ndryshuar neni dhe paragrafi, pastaj është ndryshuar vlera e gjobës. Dyshimet janë se gjatë ndërhyrjes së paautorizuar janë larguar edhe pikët negative të shqiptuara si dhe është revokuar ndalesa për vozitje dhe konfiskimi i patentë shoferit”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

    “Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, bëhet e ditur.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, bashkë me kolegët e tij nga ambasada sot kanë mbajtur një minutë heshtje përpara hyrjes...
    Lajme03 Maj 2024
    Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se autoritetet në Kosovë ia kanë refuzuar kërkesën që të zhvillojë...
    Lajme03 Maj 2024
    Të premten u promovua revista “An Innovation” e studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, me...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe kandidat për kryeministër të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot në...
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për dhunimin e dy të miturave. E.G...
    Lajme03 Maj 2024
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e...
    Lajme03 Maj 2024
    Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, Lidhja Demokratike e...
    Lajme03 Maj 2024
    Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë se demokracia e fortë e inkurajon shtypin e lirë, i...
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se raporti i publikuar nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.