×
  • Sport
  • Sport

    Ylli fiton pa problem, gjithçka vendoset në ndeshjen e tretë

    FrontOnline
    20 Prill 2021

    Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me shifrat 76:89 (15:25, 19:30, 23:16, 19:18) në çerekfinale të “Play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.

    Pasi kishte humbur ndeshjen e parë, Ylli e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi prej 10 pikësh në çerekun e parë, që përfundoi 15:25, përcjell FrontOnline.

    Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë deri në 20 pikë, 30:50, kurse shkuan në pushim me rezultat 34:55.

    Skuadra nga Theranda kontrolloi lojën edhe në pjesën e dytë, përkundër tentimeve nga prizrenasit që të bëjnë përmbysjen, por kjo nuk ndodhi edhe Ylli triumfoi në fund 76:89, duke barazuar serinë çerekfinale në 1:1.

    Ndeshja e ardhshme në Therandë do të vendosë se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku i pret Rahoveci.

    Te Bashkimi u dalluan Musab Mala me 30 pikë e 5 asistime dhe Obinne Oleka me 20 pikë e 15 kërcime, kurse te Ylli më të mirët ishin Valon Bunjaku me 20 pikë, 12 kërcime e 11 asistime, Lg Gill me 27 pikë e 8 kërcime dhe Erjon Kastrati me 19 pikë./FrontOnline/

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Sport02 Maj 2024
    Marquinhos, kapiteni i Paris Saint-Germain, foli për mediet në fund të gjysmëfinales së parë të Champions League, të cilën ekipi i Enrique-s...
    Sport02 Maj 2024
    Edon Zhegrova po kalon një sezon spektakolar në Ligue 1 të Francës. Futbollisti nga Kosova është ylli i padiskutueshëm i Lille dhe...
    Sport02 Maj 2024
    Që të përcaktosh futbollistët më të mirë në botë sa vjen dhe bëhet një mision gjithnjë e më i vështirë. Sipas transfermark...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur një ditë të shënuar, ditën e enjte të 2 majit, me rastin e dhënies...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gjyqi i vrasjes së një ish-politikani të lartë në Kazakistan, i cili është akuzuar se ka rrahur për vdekje gruan e tij,...
    Lajme02 Maj 2024
    Gjatës seancës së Kuvendit ku po diskutohet që nga mëngjesi për për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gjatë dy dekadave që shumica e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore u anëtarësuan në Bashkimin Evropian në vitin 2004, pati një...
    Lajme02 Maj 2024
    Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me dërgimin e draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës thotë për...
    Lajme02 Maj 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkuar për ngushëllime te familja e veteranit të ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.