×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: Vitia duhet të jap llogari nëse ka neglizhuar çështjen e furnizimit me vaksina

    FrontOnline
    19 Prill 2021

    Ditë më parë portali “Insajderi” ka raportuar se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk ka nënshkruajtur kontratën për furnizim me vaksina me Pfizer.

    Për këtë, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka deklaruar se Vitia duhet të jep llogari nëse vërtetohet se kjo çështje është neglizhuar.

    E ftuar në T7 ajo po ashtu ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosmenaxhim të situatës me pandeminë.

    “Nëse do të vërtetohet se kjo çështje është neglizhuar, dikush duhet të jep llogari para qytetarëve. Nuk guxojmë për çfarëdo interesi të neglizhojmë çështjen e vaksinimit të qytetarëve, kur shifrat e vdekjeve i kemi dyshifrore për çdo ditë dhe për çdo neglizhencë që mund të ketë ndodhur duhet të jepet llogari. Kjo qeveri po dëshmon se është e përgatitur në përballje të situatave. Deri tani janë mësuar të kritikojnë e shkatërrojnë, tani po tregohen të paaftë e që nuk po dinë të menaxhojnë me situata”, ka deklaruar ajo.

    Musliu po ashtu ka kritikuar Qeverinë për mospranimin e vaksinave kineze nga Shqipëria.Ajo ka thënë se derisa në Kosovë lejohen mallra të ndryshme serbe, nuk është e logjikshme të refuzohen vaksinat kineze.
    “Derisa kemi pranuar teste nga Serbia në fillim të pandemisë. Kina ka qenë vendi i parë ku është shfaqur pandemia, sot nuk flitet për raste në Kinë. Nëse ne i kemi marrë vaksinat nga Shqipëria, ai është vendi i dytë. Derisa i lejojmë në tregjet tona mallrat serbe, nga një shtet armik, nuk është e logjikshme refuzimi i vaksinave kineze”, ka shtuar ajo.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në QKUK. Në raport thuhet se dëshimitari ka deklaruar se e ka gjetur...
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Viti të shtunën më 4 maj për shkak se dyshohet për veprën penale “Fotografimi dhe video incizimet...
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është arrestuar të shtunën në Prizren, nën dyshimin se ka kanosur anëtarët e familjes së tij, dhe ka demoluar orenditë...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në Kosovë. Ai ka hyrë në fuqi në mars të...
    Sport05 Maj 2024
    Boksieri Robin Krasniqi ka reaguar pas fitores së madhe ndaj portugezit Jorge Silva, duke e mposhtur me vendim të gjyqtarëve pas 10...
    Front TV05 Maj 2024
    Përpjekjet e pushtetit për ta kaluar Kodin Civil nuk do të jenë edhe të lehta, pasi kundërshtitë që do të hasë Qeveria...
    Sport05 Maj 2024
    Ka vdekur ish-baskebollsti i NBA, Darius Morris. Morris vdiq në moshën 33-vjeçare. Ai luajti në Michigan përpara se të ishte pjesë e...
    Vip05 Maj 2024
    Romeo është finalisti i parë i edicionit të tretëe të Big Brother Albania VIP 3. Atij iu komunikua që ishte i eliminuari...
    Lifestyle05 Maj 2024
    Dashi Ju keni një ndjenjë të rinovuar drejtimi. Posedoni më shumë forcë se zakonisht. Po bëni ndryshime të rëndësishme intelektuale dhe shpirtërore....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.