×
  • Kronika
  • Kronika

    Për 24-orë tetë raste të dhunës në familje, një kanosje

    FrontOnline
    19 Prill 2021

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur tetë raste të dhunës në familje dhe një rast i kanosjes, bëhet e ditur në raportin e Policisë.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastet në raportin 24-orësh.

    “Rr. Nazim Gafurri 18.04.2021-14:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte kanosur nga ish i fejuari i dyshuari mashkull kosovar. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë, ku bëhet e ditur se një rast i dhunës në familje ka ndodhur edhe në Fushë Kosovë.

    “Fushë Kosovë 18.04.2021-15:30.Viktima femër kosovare ka njoftuar se në vazhdimësi është duke u kanosur dhe fyer nga bashkëshorti i saj (i dyshuari) mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

    Një grua në Prishtinë ndërkaq është sulmuar fizikisht nga burri i saj dhe e njejta është detyruar që së bashku me fëmijët të largohet nga banesa.

    “Prishtinë 18.04.2021-19:20.Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (bashkëshorti i saj) mashkull kosovar. Viktima me dy fëmijët e saj ishte larguar nga banesa e tyre dhe kishte shkuar tek familja e saj pasi që ndihet e sigurt. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore por e njëjta nuk ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për arrestimin e te dyshuarit”, thuhet në raport.

    Një person ndërkaq është arrestuar në Hajvali pasi që i njëjti dyshohet për dhunë në familje.

    “Hajvali, Prishtinë 16.04.2021-11:30.Lidhur me rastin me datë 18.04.2021 rreth orës 10:00 i dyshuari mashkull kosovar është vetë paraqitur në stacion policor dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

    Raste të dhunës në familje ka pasur edhe në Prizren dhe Suharekë.

    ” Prizren 17.04.2021-13:20.Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Suharekë 16.04.2021-18:00.Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

    Raste të dhunës në familje ka pasur në Klinë dhe në Gjakovë.

    “Klinë 18.04.2021-16:00.Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (bashkëshorti i saj) mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësor dhe e njëjta me kërkesën e saj dërgohet në familjen e saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Gjakovë 18.04.2021-23:40.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësor si dhe strehimi, mirëpo e njëjta ka refuzuar strehimin dhe me dëshirën e saj është kthyer tek shtëpia e bashkëshortit. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport.

    Në Mitrovicë ndërkaq është raportuar një rast i kanosjes.

    “Mitrovicë 18.04.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes sms-ve ka kanosur ish bashkëshorten (viktimën) femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Kronika07 Maj 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë se derisa ishte duke punuar në tokën e tij, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes....
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një shtetasi të Shqipërisë në Ferizaj. Sipas policisë, ai ka dal nga shtëpia dhe...
    Kronika07 Maj 2024
    Të hënën në Podujevë janë arrestuar katër persona të cilët pas një kontesti pronësor kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë. Siç...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të konferencës dyditore “Defence 24 Days”, ka deklaruar se...
    Lajme07 Maj 2024
    I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka potencuar ditë më parë se në vitin 2020 Kosova dhe Serbia kanë...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, reshje lokale në zonën qëndrore. Era do të...
    Lajme07 Maj 2024
    Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë sot një aktivitet në mbrojtje të mjedisit dhe habitatit natyror në...
    Lajme07 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës do të mbajë konferencën e radhës lidhur me ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë. Konferenca do...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vrasjet në Kosovë nga viti 2021 deri në vitin 2024,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.