Policia ka arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshjeje me një mashkull, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar, i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.
Viktima nuk kishte pësuar lëndime. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë e shkurt-pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë që dyshohet te jetë e armës së lartcekur. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.