Deri te plagosja ka ardhur pas një konflikti mes dy zyrtarëve policorë që gjendeshin jashtë detyrës zyrtare.
Fillimisht njëri polic e ka goditur tjetrin me një mjet të mprehtë, ndërsa ky i fundit e ka nxjerrë revolen dhe ka gjuajtur në drejtim të tij me disa plumba, raporton veriu.info.
Mësohet se njëri prej të plagosurve ështe në gjendje të rëndë shëndetësore.
Front Online ka provuar disa herë që të kontaktojë me zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, por ai nuk është përgjigjur.
FrontOnline do të iu mbajë të informuar rretH këtij rasti.