×
  • Lajme
  • Lajme

    Në kohë pandemie në rrugët e Mitrovicës shiten dhe prehen pulat

    FrontOnline
    17 Prill 2021

    Në kohën kur Qeveria e vendit ka marr vendim për shkak të gjendjes pandemike që të ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në rrugët afër tregut të qytetit të Mitrovicës vazhdojnë të shiten dhe të prehen pulat, ndërsa inspektorët dhe policia shëtisin me automjetet e tyre përskaj këtyre rrugëve dhe bëhen sikur nuk shohin asgjë.

    Qytetarët shprehen të shqetësuar dhe të rrezikuar tejmase për shkak se pulat prehen nëpër këto rrugë pa asnjë kriter.

    Alush Shala, qytetar, thotë se kjo që po ndodhë është tmerr që s’kishte dashur ta shoh as në rrugët e shteteve më të pazhvilluara në botë.

    Sipas tij, në këtë kohë pandemie, dhe në këtë mënyrë, ky virus vdekjeprurës mund të shpërndahet shumë lehtë, ndërsa fajëson organet komunale për një gjë të tillë.

    “Pamje të tilla nuk kisha dashur të shoh as në shtetet më të pazhvilluara në botë. Shikoni qysh shiten dhe prehen pulat në rrugë. Kjo nuk ishte dashur të ndodhë as në kushte dhe rrethana normale, e lëre më në kohë pandemie, sepse kjo mënyrë rrezikon seriozisht përhapjen e këtij virusi që ka goditur botën. Fajet i kanë organet komunale, inspektorati, por edhe policia që nuk i ndalon”, ka thënë Syla.

    Antigona, një qytetare tjetër, thotë se nuk ka shtet dhe këtu nuk funksionon ligji.

    “Kam dalë në treg me djalin që i ka 12 vjet dhe jam pishman që e mora me vete. Pamjet që ka pa ky sot duke i prerë pulat në rrugë, janë tronditëse. Për fat të keq nuk kemi shtet, dhe në Kosovë nuk funksionon ligji”, tha ajo.

    Në anën tjetër, Fidan Ademi, drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në Mitrovicë, ka bërë të ditur për KosovaPress se Inspektorati komunal ka ndaluar shitjen, e sidomos prerjen e pulave dhe kafshëve tjera nëpër rrugët e tregut.

    “Kemi ndaluar rreptësishtë shitjen e kafshëve në përgjithësi, e sidomos prerjen e tyre nëpër rrugë. Megjithatë tash po ju them ekipeve të shkojnë tek ato rrugë dhe të shohin si është situata”, ka thënë shkurt përmes telefonit Ademi./Front Online/

     

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u bë i zëshëm në kërkesën e tij për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputetja e Vetëvendosjes, Mirlinda Tishukaj, ka reaguar për situatën që po krijohet rreth koordinatores së komiteteve, Dejona Mihali. Ajo shprehu shqetësimin për...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, reagoi ndaj bisedës mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, duke e cilësuar atë si një shuplakë për...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Me vendimin për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në familjen evropiane, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nga sot filloi...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët që është pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela, i ka uruar qytetarët e Shqipërisë për hapjen e...
    Sport15 Tetor 2024
    Ajo që fillimisht duhet të bëjnë futbollistët e kombëtares së Kosovës, padyshim që është fitorja e sotme ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”....
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova U-17 ka barazuar 4:4 si mysafir i Kazakistanit, 4:4, në kualifikimet për Kampionat Evropian. Dardanët tre herë u gjendën në disavantazh,...
    Sport15 Tetor 2024
    Lionel Messi e Cristiano Ronaldo janë dy nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit. Rivaliteti i tyre mbi 15 vjet...
    Lajme15 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi i ka konfirmuar bisedat e koordinatores së komiteteve në LVV, Dejona Mihalit me ish-kryeshefin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.