Njëri prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka vendosur që vikendin ta kalojë në Shqipëri.
Ai ka vendosur që ta bëjë këtë, pikërisht në kohën kur Qeveria Kurti që nga java e kaluar ka mbyllur të gjitha bizneset e gastronomisë dhe qendrat tregtare.
E, këtë situatë të mbylljes si duket nuk po e përballon as ish-zëvendësi i tij, Haki Abazi, që tashmë është edhe deputet, nga partia e Kurtit.
Por, siç duket jo gjithçka i shkoi ashtu siç kishte planifikuar.
Ai është gjobitur nga Policia e Shqipërisë në Milot, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.
Në një video të siguruar nga Front Online, Abazi shihet me veturë me targa të Shqipërisë.
E, në momentin e ndaljes nga Policia ai bëhet agresiv ndaj tyre duke bërtitur dhe iu tregon që është deputet i Kuvendit të Kosovës, shkruan Front Online.
E, në këtë video që ka siguruar Front Online, Abazi në momentin që ka parë që është duke u gjiruar ka hyrë brenda veturës.
FrontOnline ka kërkuar që të kontaktojë disa herë me Haki Abazin përmes telefonit, por ai nuk është përgjigjur./Front Online
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/953961022078735