Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja për vdekjen e 28 vjeçarit nga Drenasi i cili u gjet pa shenja jete te stacioni i trenit në Fushë Kosovë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në rrethana të panjohura dyshohet me armë ta ketë qëlluar vetën. I njëjti pasi është dërguar nga familjarët dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet ën raportin e Policisë.
Në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një telefon.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./Front Online/