×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Parlamenti Studentor kërkon që arsimi universitar të fillojë mësimin fizikisht

    FrontOnline
    16 Prill 2021

    Parlamenti Studentor po kërkon nga MASH që edhe arsimi i lartë të rikthehet fizikisht në objektet universitare. Sipas tyre, rikthimi në formë fizike i ligjëratave dhe ushtrimeve është i domosdoshëm.

    Kryetarja e Parlamentit Studentor, Edona Haxhimehmeti përmes një njoftimi me shkrim ka bërë të ditur kërkesën unanime të Parlamenteve Studentore mbi formën e mbajtjes së mësimit.

    “Duke marrë parasysh që MASH në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-në, ka marrë vendim që arsimi para-universitar të fillojë fizikisht nga data 19.4.2021, ne si Parlamente Studentore të Universiteteve Publike në Kosovë, vendosëm që përmes kësaj shkrese të kërkojmë që edhe arsimi i lartë të rikthehet fizikisht në objektet universitare. Rikthimi në formë fizike i ligjëratave dhe ushtrimeve në arsimin e lartë është nevojë që po shihet çdo ditë, andaj reflektimi edhe në këtë nivel të arsimit është i domosdoshëm”, thuhet në këtë njoftim.

    Tutje, në njoftim thuhet se rikthimi i studentëve në universitete do të shoqërohet me respektim rigoroz të masave dhe rekomandimeve nga institucionet kompetente.

    Në takimin e djeshëm të ministrit të Shëndetësisë me kryetarët e komunave, është marrë vendim që arsimi para-universitar që nga e hëna të fillojë fizikisht. /kp/

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla, ka zhvilluar një aksion para objektit të Qeverisë. Ai ka mbajtur një parullë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Dymbëdhjetë vjet më parë, Nadire Hasani nuk e imagjinonte se do të bëhej një fermere e suksesshme. “Kam dalë në treg me...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale në një fjalim në Kuvendin e Kosovës. Ai...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se nesër do ta nënshkruajnë një marrëveshje prej 12.6 milionë eurove. Sipas...
    Lajme15 Tetor 2024
    Berat Rukiqi i LDK-së e ka quajtur të frikshme dhe kriminale ndikimin e Dejona Mihalit në ndërmarrjet publike. “Paramendone secili veten, në...
    Sport15 Tetor 2024
    Polonia është nikoqire e Kroacisë në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Kombeve. Dy yjet e skuadrave respektive, Robert Lewandowski...
    Lajme15 Tetor 2024
    “Akt sabotimi me elemente terroriste”.Kështu e ka quajtur ndërmarrja Trainkos, veprimin e papërgjegjshëm të disa personave që vendosën gurë në shinat e...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Dy shtete kritike të fushëbetejës – Georgia dhe Karolina e Veriut – po fillojnë votimin e hershëm personalisht këtë javë. Mes një...
    Lajme15 Tetor 2024
    Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksident mes dy veturave në Gjakovë. Kështu ka bërë të ditur , zëdhënësi rajonal...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.