×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Sigurimi i vaksinave anti-Covid është nevojë urgjente

    FrontOnline
    16 Prill 2021

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, i cili e ka uruar për detyrën dhe ka konfirmuar përkushtimin e Norvegjisë për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtejme.

    Grondahl ka shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit edhe në projekte të reja, në dobi të qytetarëve dhe institucioneve të Republikë së Kosovës.

    Ndërkaq, Presidentja Osmani ka falënderuar ambasadorin e Norvegjisë për bashkëpunimin dhe përkrahjen të cilën shteti norvegjez ka ofruar për Republikën e Kosovës ndër vite.

    Osmani ka potencuar se prioritet kyç mbetet menaxhimi me pandeminë COVID-19, duke theksuar rëndësinë e sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës  për të gjithë qytetarët e vendit.

    Presidentja Osmani dhe ambasadori Grondahl kanë diskutuar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e energjisë dhe turizmit.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se kanë kërkuar që të mërkurën të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Banorët e fshatit Shipitullë, të Komunës së Obiliqit, kanë protestuar sërish para Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, me kërkesën për...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale në një fjalim “të zjarrtë” në Kuvendin...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të anëtarësimit në BE. Osmani e cilësoi si moment historik....
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Koreja e Veriut ka hedhur në erë pjesët veriore të rrjetit rrugor ndërkorean që nuk ishin më në përdorim. Lajmi u bë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Juristja e medias, Flutura Kusari ka publikuar emrat e kandidatëve për anëtarë të bordit në RTK, në dy konkurset e fundit. Konkursi...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Mijëra pjesëtarë të marinës amerikane dhe të Filipineve kanë nisur stërvitjet e tyre të përbashkëta dhjetëditore, një ditë pasi Kina kreu ushtrime...
    Sport15 Tetor 2024
    Ajo që fillimisht duhet të bëjnë futbollistët e kombëtares së Kosovës, padyshim që është fitorja e sotme ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”....
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Detaje të reja kanë dalë për vdekjen e ish-ministrit të parë të Skocisë, Alex Salmond, i cili drejtoi vendin nga viti 2007...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.