×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimet për tenderin 1.4 milionësh në Prizren, reagon Zafir Berisha

    FrontOnline
    16 Prill 2021

    Kryetari i Nismës Social Demokrate, Zafir Berisha, ka reaguar pas arrestimit të personave të dyshuar të një kompanie në Prizren, që komuna i kishte dhënë edhe tenderë.

    Organizata joqeveritare “AVONET” ditë më parë ka publikuar një raport në të cilin flitej se si Komuna e Prizrenit e kishte dhënë një tender në vlerë prej 1 milion e 394 mijë e 853 euro e 90 centë një operatori ekonomik i cili kishte aplikuar me dokumente të rrejshme.

    Një raportim i tillë i “AVONET” ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Prizrenit, e cila sot ka njoftuar se ka arrestuar dhe ndaluar pronarët e kompanive “NABS” sh.p.k dhe “CONS ENG”, sh.p.k, përkatësisht të dyshuarit me iniciale G. P., S. S. dhe B. S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

    “Me datë 12 prill 2021, Rrejti i Organizatave Joqeveritare “AVONET” ka publikuar një deklaratë për media rreth procesit të aktivitetit të prokurimit “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”, numër të prokurimit 622-20-2058-2-1-1, me titull “Komuna e Prizrenit i ka dhënë operatorit ekonomik kontratën në vlerë prej 1,394.853.90 Euro me dokumente fiktive (jo reale)”, ku ata pretendonin se fatura e datë 01.05.2020 me nr. 1052020, e cila faturë ka plotësuar kriterin e kërkuar nga ana e Autoritetit Kontraktues, e njëjta është e dyshimtë pasi që nuk është deklaruar si shitje nga ana e biznesit “CONS ENG” sh.p.k. si dhe nuk është e regjistruar si blerje nga ana e biznesit “NABS” sh.p.k.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Pas kësaj ka reaguar Zafir Berisha, i cili ka kërkuar që të arrestohen hajnat e vërtetë dhe jo vetëm bashkëpunëtorët.

    “Këto që sot po ndodhin lidhur me keqpërdorimet e milionave në Prizren nga hajdutët e qeveris së LVV, ta kujton një thënie të popullit për gjahtarin e cili nuk e ndjekë gjahun edhe pse e sheh, po i ndjekin gjurmët e gjahut”, ka thënë Berisha.

    Tutje ai ka thënë se këta operatorë që janë arrestuar sot, është dashur që të arrestohen më herët.

    “Këta operator që janë arrestuar sot, është deshtë me ju ndalë turri kur kanë kontraktuar me hajdutët e Mytës 995€ një ulëse parku, e jo kur buxhetit të Prizrenit i janë shkaktuar dëme me qindra e miliona €”, ka thënë tutje Berisha.

    Prokuroria ka vendosur që tre të dyshuarit të shkojnë në paraburgim 48 orë.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Banorët e fshatit Shipitullë, të Komunës së Obiliqit, kanë protestuar sërish para Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, me kërkesën për...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale në një fjalim “të zjarrtë” në Kuvendin...
    Lajme15 Tetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e 255-të, të martën, ka shpallur konkurs për kryeprokurorë të pesë Prokurorive Themelore dhe asaj...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Koreja e Veriut ka hedhur në erë pjesët veriore të rrjetit rrugor ndërkorean që nuk ishin më në përdorim. Lajmi u bë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Juristja e medias, Flutura Kusari ka publikuar emrat e kandidatëve për anëtarë të bordit në RTK, në dy konkurset e fundit. Konkursi...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Mijëra pjesëtarë të marinës amerikane dhe të Filipineve kanë nisur stërvitjet e tyre të përbashkëta dhjetëditore, një ditë pasi Kina kreu ushtrime...
    Sport15 Tetor 2024
    Ajo që fillimisht duhet të bëjnë futbollistët e kombëtares së Kosovës, padyshim që është fitorja e sotme ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”....
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Detaje të reja kanë dalë për vdekjen e ish-ministrit të parë të Skocisë, Alex Salmond, i cili drejtoi vendin nga viti 2007...
    Lajme15 Tetor 2024
    Përveç shlyerjes së borxheve në mënyrë ilegale për kompanitë e ambalazhuesve të ujit, tashmë i arrestuari Naser Hafizi ishte vënë në funksion...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.