Prokuroria Themelore në Prizren këtë të premte ka arrestuar pronarët e kompanive “NABS” sh.p.k dhe “CONS ENG” përkatësisht të dyshuarit me iniciale G. P., S. S. dhe B. S. për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”
“Rrejti i Organizatave Joqeveritare “AVONET” ka publikuar një deklaratë për media rreth procesit të aktivitetit të prokurimit “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”, me titull “Komuna e Prizrenit i ka dhënë operatorit ekonomik kontratën në vlerë prej 1,394.853.90 Euro me dokumente fiktive (jo reale)”, ku ata pretendonin se fatura e datë 01.05.2020 me nr. 1052020, e cila faturë ka plotësuar kriterin e kërkuar nga ana e Autoritetit Kontraktues, e njëjta është e dyshimtë pasi që nuk është deklaruar si shitje nga ana e biznesit “CONS ENG” sh.p.k. si dhe nuk është e regjistruar si blerje nga ana e biznesit “NABS” sh.p.k”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa pas publikimit të kësaj deklaratë, Prokurori i Shtetit ka siguruar dosjen e tenderit dhe pas intervistimit të të dyshuarve, të njëjtit janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.