×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Inspektorët komunalë kërkojnë paga shtesë, e quajnë padrejtësi

    FrontOnline
    16 Prill 2021

    Nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Kolegjiumi për Inspeksion diskutoi sfidat në fushën e inspektimit dhe problematikat aktuale në luftimin e COVID-19.

    Në lidhje me angazhimin e rregullt të inspektorëve, Kolegjiumi për Inspekcion shprehu shqetësimin e tyre për mos përfshirjen e inspektorëve lokalë në pakon emergjente, e gjithë kjo duke pasur parasysh edhe nevojën për angazhimin më të madh të tyre në këtë kohë pandemie, në përballje me rrezikun gjatë zbatimit të aktiviteteve të tyre të përditshme.

    I gjithë ky shqetësim u tha se rrjedh si pasojë e premtimeve të mëhershme për pagat shtesë të inspektorëve komunalë, gjatë menaxhimit të pandemisë si dhe angazhimit shtesë të inspektorëve dhe ekipeve kujdestare.

    Edhe pse u shprehen se janë dërguar të gjitha listat e kërkuara nga niveli qendror një gjë e tillë nuk ka gjetur zbatim. Kolegjiumi konsideron se një padrejtësi e tillë duhet të korrigjohet dhe shtesat të kompensohen si pjesë e angazhimit në inspektime të përbashkëta në mes inspektorëve komunalë, inspektorëve të AVUK, inspektorëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Policisë së Kosovës në respektim të plotë të vendimeve të Qeverisë për luftimin e pandemisë COVID-19.

    Po ashtu njëra ndër kërkesat e adresuara ishte edhe koordinimi sa më i mirë në mes të gjitha institucioneve të cilat janë bartëse për inspektim të masave anti-COVID. Drejtorët edhe një herë ngritën një numër të konsiderueshëm të vështirësive me të cilat ballafaqohen së fundi, e të cilat në pjesën më të madhe kanë të bëjnë me vështirësi në koordinim me mekanizmat e tjerë sikurse është Agjensioni i Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK).

    Andaj funksionalizimi i ‘Trupës Koordinuese për Inspektim’ , sipas këtij Kolegjiumi, duhet të jetë prioritet në funksion të koordinimit të aktiviteteve mes nivelit qendror dhe nivelit komunal në zbatim të masave të Qeverisë së Kosovës në betejën e përbashkët institucional anti – Covid-19.

    Kolegjiumi për Inspeksion thotë se do të adresojë kërkesat e saj Qeverisë së Kosovës përmes kanaleve të Asociacionit të Komunave të Kosovës, dhe është e gatshme për bashkëpunim dhe koordinim sa më të mirë në mes të gjitha institucioneve të cilat janë bartëse në inspektim të masave anti-COVID.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk i kurseu kritikat dhe akuzat ndaj kryeministrit Albin Kurti. Në një lidhje...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka shpallur nisjen zyrtare të sezonit ngrohës 2024/2025 në kryeqytet, në një ceremoni që u mbajt në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të anëtarësimit në BE. Osmani e cilësoi si moment historik....
    Të tjera
    Sport15 Tetor 2024
    Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro, që luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja zhvillohet në kuadër të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Katër biseda të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin, zbulojnë përpjekjet e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me Listën...
    Lajme15 Tetor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj...
    Vip15 Tetor 2024
    Xhemi Shehu prej disa sezonesh, ajo ishte moderatore e “Portokalli” ku fitoi zemrat e publikut përpos moderimit edhe me aftësitë si aktore...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pensionet për të gjitha kategoritë, me rritjen prej 20 %. “Qeveria...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një shkresë për mediat e ka kritikuar ministrinë e Financave, Hekuran Murati, për krekosjen e vazhdueshme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.