×
  • Sport
  • Sport

    Çfarë kishin thënë për Kosovën Leon Dajaku dhe babai i tij gjatë vitit 2019?

    FrontOnline
    16 Prill 2021

    Leon Dajaku mbrëmë ishte teme kryesore në mediat sportive, pasi zyrtarisht doli në një intervistë dhe tha se në të ardhmen preferon ta përfaqësoj Kombëtaren e Gjermanisë.

    Kosova është në bisedime që një kohë të gjatë, por Dajaku ka zgjedhur Gjermaninë.

    Gjatë vitit 2019, futbollisti i talentuar kosovar ishte i ftuar në emisionin ‘Natën me Fatmir Spahiun’ së bashku me babain e tij.

    Në pyetjen e ‘Bufit’: Kur luan me Kombëtaren SonyPlaystation, a e çon veten te Kosova apo te Gjermania?

    Përgjigja e Dajakut ishte: “Kështu me mendje te Kosova, por me luajt, luaj me Gjermaninë”

    Fatmir Spahiu kishte një pyetje tjetër me ‘spec’, se kujt do ia zë vendin te ekipi ‘Dardan’, ai u përgjigj: “Vendin nuk du me ia nxanë askujt, ajo shihet në fushë”

    Kurse babai i lojtarit, Gazmendi kishte treguar se nuk janë të përgatitur për të luajtur me Kosovën: “Për momentin nuk jemi të përgatitur me ardh me luajt për Kosovën. Unë i kam thënë, që nëse nuk do ishe në asnjë Kombëtare, do të luanim për Kosovën. Por ne duhet ta respektojmë Gjermaninë” – kishte thënë babai i Leon Dajakut, Gazmendi

    20-vjeçari e nisi karrierën në Stuttgart, pastaj u transferua në FC Bayern. Ai luajti edhe në ekipin e Union Berlin.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Sport09 Shtator 2024
    Pas largimit të Ilir Dajës nga Ballkani, skuadra kampione tani ka emëruar trajnerin e ri për vazhdimin e sezonës. Ashtu siç ka...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova sonte luan si mysafire e Qipros në kuadër të ndeshjes së dytë në Ligën e Kombeve për sezonin e ri. Në...
    Sport09 Shtator 2024
    Basketbollisti turk, Ilkan Karaman është goditur për vdekje nga një shofer i dehur teksa priste në trotuar në komunën e Datçës të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e parë plenare e sesionit vjeshtor të Kuvendit të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se angazhimi i tyre në këtë sesion vjeshtor të Kuvendit të Kosovës,...
    Vip09 Shtator 2024
    Përmes një postimi në Instagram, Luiz Ejlli u ka zbuluar ndjekësve se një skenar filmi është thuajse në përfundim. Projektin e ri...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha sot se Bashkësia Ndërkombëtare është e njëanshme në relacionet mes Kosovës dhe Serbisë. Në fjalën e...
    Lajme09 Shtator 2024
    Një kosovar është dënuar me 12 mijë euro gjobë në Kroaci, pasi thuhet se u zu duke konstrabanduar cigare në vendkalimin kufitar...
    Kronika09 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit gusht, ka ngritur gjithsej 187 aktakuza kundër 244 personave, për raste të ndryshme penale. Në Departamentin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.