×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda e Mjekëve reagon pas suspendimit dhe arrestimit të mjekut në Podujevë

    FrontOnline
    16 Prill 2021

    Mbrëmë policia e Kosovës ka arrestuar mjekun e QKMF-së në Podujevë, Ibrahim Hoti pasi që i njëjti refuzoi që t’i jap trajtim mjekësor një të moshuari.

    Pas kësaj, janë marrë edhe masat e suspendimit ndaj Hotit, ku kanë reaguar  nga Oda e Mjekëve.

    Sipas kësaj Ode, mjekut Hoti i është bërë padrejtësi, pasi që nuk i është dhënë mundësia e sqarimit.

    “Oda e Mjekëve të Kosovës e ka ndjekur me shqetësim ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Qendrën e Mjekësisë Familjare në qytetin e Podujevës. Me këtë rast, OMK vlerëson se anëtarit të saj Dr. Ibrahim Hotit i është bërë padrejtësi duke e suspenduar nga vendi i punës dhe duke e arrestuar pa i ju dhënë mundësia e sqarimit dhe pa u zhvilluar hetime paraprake dhe të nevojshme dhe vërtetuar se a janë respektuar protokolet mjekësore gjatë trajtimit të pacientit në fjalë. Ky veprim i padrejt i institucioneve të sundimit të ligjit ka bërë që me qindra pacient të mbesin në kohë pandemie pa marrë shërbime dhe trajtim specifik në këtë kohë pandemie”, thuhet në reagim./Front Online

    Reagimi i plotë:

    Reagim ndaj suspendimit dhe arrestimit të Dr. Ibrahim Hotit, mjek pranë QKMF-Podujevë

    Oda e Mjekëve të Kosovës e ka ndjekur me shqetësim ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Qendrën e Mjekësisë Familjare në qytetin e Podujevës. Me këtë rast, OMK vlerëson se anëtarit të saj Dr. Ibrahim Hotit i është bërë padrejtësi duke e suspenduar nga vendi i punës dhe duke e arrestuar pa i ju dhënë mundësia e sqarimit dhe pa u zhvilluar hetime paraprake dhe të nevojshme dhe vërtetuar se a janë respektuar protokolet mjekësore gjatë trajtimit të pacientit në fjalë.

    Ky veprim i padrejt i institucioneve të sundimit të ligjit ka bërë që me qindra pacient të mbesin në kohë pandemie pa marrë shërbime dhe trajtim specifik në këtë kohë pandemie.

    OMK i bënë thirrje autoriteteve të hetuesisë dhe nivelit komunal të Komunës së Podujevës që para se të ndërmarrin veprime spektakolare duke arrestuar një mjek pa respektuar procedurat verifikuese mbi  respektimin e protokoleve mjekësore të bëjë lirimin e menjëhershëm të Dr. Hotit deri në verifikimin e rastit, përndryshe neve si përfaqësues të komunitetit të mjekëve, edhe në kushte pandemie, do të detyrohemi për ndërmarrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi.

    OMK qëndron fort prapa zbatimit të ligjeve dhe Kodit të deontologjisë mjekësore por edhe në ngritjen e zërit dhe ndërmarrjen e veprimeve në mbrojtjen e komunitettit në rast të ndërmarrjes së masave arbitrare dhe denigruese ndaj kolegëve tonë.

    https://www.facebook.com/Oda.Mjekeve.Kosoves/posts/838857636708409

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Juristja e medias, Flutura Kusari ka publikuar emrat e kandidatëve për anëtarë të bordit në RTK, në dy konkurset e fundit. Konkursi...
    Lajme15 Tetor 2024
    Përveç shlyerjes së borxheve në mënyrë ilegale për kompanitë e ambalazhuesve të ujit, tashmë i arrestuari Naser Hafizi ishte vënë në funksion...
    Lajme15 Tetor 2024
    Katër biseda të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin, zbulojnë përpjekjet e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me Listën...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një shkresë për mediat e ka kritikuar ministrinë e Financave, Hekuran Murati, për krekosjen e vazhdueshme...
    Lajme15 Tetor 2024
    Problemet e ditëve të fundit me furnizimin me ushqim në FSK, partia në pushtet i ka cilësuar si luftë hibride nga opozita....
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare, duke...
    Lajme15 Tetor 2024
    Partia Demokratike  e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media, përcjell Gazeta Express. Konferenca do të mbahet në orën 14:30 në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Komisioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ka bërë një reagim rreth trajtimit siç thonë të padenjë nga ana e qeverisë...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Ministri i deleguar i Francës për Çështjet Europiane, Benjamin Haddad tha se pati një “takim produktiv” me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.