×
  • Auto
  • Auto

    Ferrari i parë elektrik konfirmohet për vitin 2025

    FrontOnline
    16 Prill 2021

    Ferrari do të nisë prodhimin e modelit të saj të parë tërësisht elektrik në vitin 2025, dhe shefi i kompanisë John Elkann ka premtuar se ky model do të “sjellë gjëra unike dhe pasion” për gjeneratat e reja. Kompania ka qenë duke punuar në EV e saj të parë për disa kohë, por më parë refuzoi të tregonte për një datë të lëshimit gjatë zhvillimit të teknologjisë së duhur.

    Por duke folur gjatë takimit të përgjithshëm vjetor të Ferrarit, Kryetari Elkann tha se kompania ka në plan të paraqesë modelin në vitin 2025. Ai shtoi: “Ju mund të jeni i sigurt se kjo do të jetë gjithçka që ëndërroni që inxhinierët dhe dizajnerët në Maranello mund të imagjinojnë për një pikë kthese të tillë në historinë tonë”.

    Duke folur për strategjinë më të gjerë të elektrifikimit të Ferrarit, e cila përfshin modele plug-in hibride dhe një kthim në Le Mans në vitin 2023 me një hiper makinë të re, Elkann shtoi: “Interpretimi dhe zbatimi ynë i këtyre teknologjive si në motor sportiv ashtu edhe në makinat rrugore është mundësi shumë e mirë për të sjellë veçantinë dhe pasionin e Ferrarit në brezat e rinj”. Elkann nuk zbuloi detaje më specifike rreth EV. Ferrari shiti 9,119 vetura në vitin 2020, që është rreth 10% më pak se në vitin 2019./FrontOnline/

     

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Auto07 Maj 2024
    Versioni i parë AMG i Mercedes CLE debutoi në fund të vitit 2023. Tani marka ka ndarë disa pamje të veturës që...
    Auto07 Maj 2024
    Renault udhëhiqet nga politika që blerësit e modeleve të veturave retro të joshen më shumë nga ato me dizajn modern, kështu që...
    Auto06 Maj 2024
    Një video e publikuar së fundmi në YouTube nga kanali Carwow shfaq një garë midis Ferrari Purosangue dhe një Lamborghini Urus. Motori...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2024
    Ky dallim i madh në çmimin e naftës dhe derivateve të saj nga e njëjta kompani e ka aktivizuar edhe Autoritetin Kosovar...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Në zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare, sipas dispozitës të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për këto...
    Ekonomi08 Maj 2024
    Në pikën e karburanteve “HIB Petrol” në Gjilan një litër naftë të hënën (pardje) shitej 1.16 €, përderisa në pikën e Prishtinës...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Maqedonia e Veriut sot në raundin e dytë zgjedh presidentin e vendit për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar. Pas raundit të parë të...
    Lajme08 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës gjatë kësaj të mërkure do të mbajë mbledhje. Zyra e kryeministrisë ka njoftuar se kjo mbledhje do të nisë...
    Lajme08 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dita karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.