×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligji për konfiskim të pasurisë, Kosnett kërkon që procesi të jetë i drejtë e pa motive politike

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka dhënë komentin e tij rreth ligjit të konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

    Ai tha se në Kosovë ka vullnet të frtë për t’i dhënë fund këtij lloji të korrupsionit, derisa thotë se çdo veprim për të hetuar pasurinë e pajustifikueshme të njerëzve të bëhet në pajtim me ligjin, pra të ketë proces të drejtë dhe të ketë neutralitet politik.

    “Pra besoj se në Kosovë ka vullnet të fortë për t’i dhënë fund këtij lloji të korrupsionit. Njëkohësisht është shumë me rëndësi që çdo veprim për të hetuar pasurinë e pajustifikueshme të njerëzve të bëhet në pajtim me ligjin, që të ketë process të drejtë, të ketë neutralitet politik.

    Njerëzit që i marrin vendimet për hetimin e pasurisë së pajustifikueshme nuk duhet të bëjnë këtë me motivime politike. Pra, policia, prokuroria, të tjerët që mund të jeën të përfshirë duhet të jenë plotësisht neutral me këtë. Por, do të them se ka njerëz  në Kosovë ku me siguri do të ishin shumë të lumtur nëse hetime të tilla nuk do të bëhen. Mendoj se vendi meriton më shumë se aq”, tha Kosnett, në KlanKosova.

    Ai shtoi se është e drejtë që avokatët, analistët dhe udhëheqësit e tjerë të reagojnë ndaj këtij ligji, ndërsa thotë se është e dobishme që kryeministri i Kosovës e dha këtë ide për ligjin rreth konfiskimit të pasurisë së paligjshme.

    “Unë mendoj  është tërësishtë e paërshtatshme që avokatët analaistët dhe udhëheqësit e tjerë të reagojn ndaj saj.  Nuk kam ndonjë mendim ligjor për këtë përvec se mendoj që është e dobishme është e rëndësishme që kryeministri e parashtroi këtë ide dhe tani të gjithë duhet të reagojnë ndaj saj dhe duhet te jetë diçka ku arrihet konsesusi rreth mënyrës më të mirë për të vazhduar. Them konsesus, por realisht disa njerëz nuk do të pranojnë kurrë dicka të tillë. Por mendoj se shumica e udhëheqeve politike të kosovës e kuptojnë se ka ardhur koha për të ndalur fjalët për luftimin e korrupsionit ketillë dhe është koha për veprim.

    Mund të duhet ca kohë për të arritur pikën kur njëmend mund të përparosh me këtë lidh apo ndonjë variant tjetër. Mendoj se është  rëndësishmë që ky debat të fillojë tani”, shtoi ai në Rubikon.

    Miratimi i këtij ligji ishte premtim elektoral i partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje.

    Për këtë, Qeveria Kurti, në mbledhjen, dy ditë më parë, miratoi koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, që i hap rrugë hartimit të ligjit. Ekspertë të drejtësisë pohojnë se një ligj i mirë për konfiskimin e pasurisë mund të japë rezultate./Front Online/

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar pas publikimit të disa mesazheve në mes të koordinatores së VV-së, Dejona...
    Lajme15 Tetor 2024
    Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Uashington publikoi këto ditë një raport në të cilin thotë se kërkesat ndaj...
    Lajme15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2207 gjoba në trafik. Sipas raportit të...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina ka folur për “Front Online” lidhur me veturat e zyrtarëve që po keqpërdoren me tabela civile. Pantina...
    Lajme15 Tetor 2024
    Një burrë në Prizren ka njoftuar policinë se i është vjedhur minibusi i parkuar. Sipas policisë, nuk raportohet për të arrestuar. “Viktima...
    Kronika15 Tetor 2024
    Një burrë në Rahovec ka njoftuar policinë se derisa ka qenë me veturën e tij në pyll, një person i dyshuar ka...
    Kronika15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ia ka vënë zjarrin tavanit-çatisë së shtëpisë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë...
    Kronika15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Pejë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore. “Pejë/13.10.2024 –...
    Front TV15 Tetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit në një deklaratë për media ka folur për çështjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.