×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett: S’i kam kërkuar askujt që të votojë për Vjosa Osmanin

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë që është shumë e rëndësishme që Kosova ka institucione funksionale, në mënyrë që të ecën përpara.

    Sipas tij, zgjedhjet e 14 shkurtit e dëshmuan se njerëzit në Kosovë janë të etur për ndryshim.

    “Mendoj se zgjedhja e presidentes ishte shumë e rëndësishme, jo përkitazi me kush është president, kush është kryeministër, por që institucionet të kenë mundësi për të funksionuar”, ka thënë ai në Klan Kosova.

    “Por, mendoj se qeveria Kurti është e etur për t’ia nisur punës dhe për të përmbushur premtimet e saj ndaj popullit të Kosovës. Mendoj se kohëve të fundit e kemi parë  dhe zgjedhjet e shkurtit e përkujtuan atë se njerëzit në Kosovë janë të etur për ndryshim. Duan të shohin veprim të njëmendtë kundër korrupsionit. Duan të shohin përparim ekonomik që vërtetë do të ndihmojë jetën e qytetarëve të rëndomtë. Dhe mendoj se është e rëndësishme që të dihet – dhe kam folur për këtë edhe më parë – se nuk është përgjegjësi vetëm e qeverisë për ta çuar vendin përpara”, ka shtuar ambasadori Kosnett.

    “Edhe partitë opozitare luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e politikave në bashkëveprim me qeverinë. Sektori privat është jetik për zhvillimin ekonomik të këtij vendi. Zërat e shoqërisë civile kanë rëndësi. Pra, mendoj se kjo është kohë shumë emocionuese për Kosovën dhe është me rëndësi që çdo institut dhe çdo individ në vend të luajnë rolin e tyre”, ka deklaruar Kosnett.

    Kosnett  tha që nuk i kanë kërkuar askujt për të votuar për Vjosa Osmanin për presidente, por të kryenin obligimin e tyre si deputetë duke votuar.

    “Nuk i kërkuam askujt për të votuar për Vjosa Osmanin për presidente. Çka bëmë është se thamë që të gjithë deputetët e Kuvendit kanë përgjegjësi për të marrë pjesë aktivisht. Për të vënë fletëvotimin në kuti për këdo që dëshironin. Ne mendojmë se është me rëndësi për t’iu larguar kësaj traditës në politikën kosovare ku bojkotimi i Kuvendit, bojkotimi i punës së qeverisë duket si taktikë legjitime”, u shpreh tutje ai./Front Online

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar pas publikimit të disa mesazheve në mes të koordinatores së VV-së, Dejona...
    Lajme15 Tetor 2024
    Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Uashington publikoi këto ditë një raport në të cilin thotë se kërkesat ndaj...
    Lajme15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2207 gjoba në trafik. Sipas raportit të...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina ka folur për “Front Online” lidhur me veturat e zyrtarëve që po keqpërdoren me tabela civile. Pantina...
    Lajme15 Tetor 2024
    Një burrë në Prizren ka njoftuar policinë se i është vjedhur minibusi i parkuar. Sipas policisë, nuk raportohet për të arrestuar. “Viktima...
    Kronika15 Tetor 2024
    Një burrë në Rahovec ka njoftuar policinë se derisa ka qenë me veturën e tij në pyll, një person i dyshuar ka...
    Kronika15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ia ka vënë zjarrin tavanit-çatisë së shtëpisë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë...
    Kronika15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Pejë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore. “Pejë/13.10.2024 –...
    Front TV15 Tetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit në një deklaratë për media ka folur për çështjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.