×
  • Lajme
  • Lajme

    Haskuka ua mbylli zyrën, reagojnë nga AAK-ja në Prizren

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas mbylljes së zyrës së AAK-së në Prizren.

    Në një shkrim në rrjetin social Facebook, AAK  ka theksuar se pushteti i Haskukës mbyll zyrën e Aleancës në Prizren!

    “Në mënyrë arbitrare, pa prezantuar fletë poseduese, Aleanca u dëbua nga zyrat në Prizren. Në këtë mënyrë pushteti i Haskukës, që është në muajt e fundit të tij, po provon që me represale të ndalojë zërin e opozitës”,  thuhet në njoftimin e AAK-së.

    Më pas, thuhet se kjo mënyrë e sjelljes së kryetarit të komunës, që ngjason me metodat moniste, assesi nuk do ta tremb Aleancën që të paraqes realitetin e qeverisjes së VV-së me Prizrenin, e që kryefjala e saj është: Dështim i plotë.

    “Duke qenë se Aleanca respekton institucionet, edhe pse të njëjtat nuk kanë ofruar dokumentacion të mjaftueshëm, ne kemi lëshuar zyrat, ndërsa shumë shpejt do të vendosemi në hapësira të tjera”, thuhet tutje, duke shtuar se AAK-ja do të ankohet për këtë veprim arbitrar, sepse janë të bindur që drejtësia është në anën e tyre.

    “Haskuka do të shkojë, por do të mbetet turpi që e lë pas vetes”, thekson AAK-ja.

    Në anën tjetër, Ilir Baldedaj, shef i Grupit të asambleistëve të Aleancës në KK Prizren, është shprehur se këto zyre nuk janë pronë e Komunës, por që e kanë respektuar vendimin.

    “Kjo nuk është pronë  e komunës, por ne e kemi respektuar vendimin dhe e kemi liruar zyrën. Për procedurat tjera do të shihemi në gjykatë”, tha Baldedaj, duke theksuar se kanë tentuar të kenë një marrëveshje me Komunën, por se ky ka qenë një vendim i prerë./Front Online/

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë qëndruar disa minuta te hyrja e objektit te pala serbe,...
    Lajme15 Tetor 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të bëhet votimi i raportit vjetor...
    Lajme15 Tetor 2024
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj është shprehur se skema e korrupsionit të strukturuar sa shkon e zgjerohet. Tutje, ai thotë se si...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e një anshme të vizave për lëvizje të lirë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se për nder të muajit rozë, të tetorit është ndriquar godina e Qeverisë. Kurti përmes...
    Lajme14 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi ka ironizuar gjatë lidhjes direkte në emisionin “Debat Plus” lidhur me...
    Lajme14 Tetor 2024
    Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FKS-së. Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes këtë...
    Sport14 Tetor 2024
    Ylber Ramadani beson se suksesi ndaj Gjeorgjisë erdhi për shkak se ekipi dha shpirtin në fushën e lojës.   Mesfushori i kuqezinjve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.