×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takohet me ambasadoren e Suedisë, ja çka u diskutua

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadoren e Suedisë,  Karin Hernmarck.

    Me këtë rast, Ambasadorja Hernmarck e uroi Presidenten Osmani për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar sukses përgjatë këtij mandati.

    Të dyja palët theksuan faktin se ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, ekzistojnë marrëdhënie të mira. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë për ta intensifikuar dhe zgjeruar bashkëpunimin edhe në fusha të tjera.

    “Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që vendin ynë e ka marrë nga Suedia dhe do të punojmë së bashku që bashkëpunimi në mes nesh të intensifikohet në fusha si fuqizimi i demokracisë, sundimi i ligjit, barazia gjinore dhe mbrojtja e mjedisit“, ka theksuar Presidentja Osmani.

    Në këtë takim, Presidentja Osmani potencoi nevojën për mbështetje nga vendet mike për sigurimin e vaksinave për të gjithë qytetarët e Kosovës si një parakusht për angazhim më substancial për projekte në të gjitha fushat zhvillimore.

    Ambasadorja Hernmarck e siguroi Presidenten Osmani se mbështetja në këto fusha nuk do të mungojë, ngaqë këto janë edhe prioritetet e Suedisë karshi Republikës së Kosovës dhe se përkushtimi në këtë drejtim është afatgjatë./Front Online/

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë qëndruar disa minuta te hyrja e objektit te pala serbe,...
    Lajme15 Tetor 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të bëhet votimi i raportit vjetor...
    Lajme15 Tetor 2024
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj është shprehur se skema e korrupsionit të strukturuar sa shkon e zgjerohet. Tutje, ai thotë se si...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e një anshme të vizave për lëvizje të lirë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se për nder të muajit rozë, të tetorit është ndriquar godina e Qeverisë. Kurti përmes...
    Lajme14 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi ka ironizuar gjatë lidhjes direkte në emisionin “Debat Plus” lidhur me...
    Lajme14 Tetor 2024
    Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FKS-së. Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes këtë...
    Sport14 Tetor 2024
    Ylber Ramadani beson se suksesi ndaj Gjeorgjisë erdhi për shkak se ekipi dha shpirtin në fushën e lojës.   Mesfushori i kuqezinjve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.