×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani, Kurti e Konjufca garantojnë angazhim në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kryeministrin, Albin Kurti, si dhe kënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, pritën sot në takim nënat e personave të pagjetur nga organizata “Thirrjet e Nënave”.

    Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

    Presidentja, Osmani tha se të pagjeturit janë plagë e përbashkët.

    “Për institucionet e reja gjetja e më të dashurve tuaj – vajzave dhe djemve të cilët tashmë janë të të gjithë Kosovës, është prioritet. Përkushtohemi dhe ju premtojmë se do të punojmë pandërprerë që t´i gjejmë ata sa më parë të jetë e mundur”, ka theksuar Presidentja Osmani.

    Kurse, Konjufca theksoi se dhimbjen për të pagjeturit e ndajnë të gjithë.

    “Ashtu si deri me tani, ne të gjithë e ndajmë dhimbjen me ju. Ju keni dhënë më të dashurit tuaj dhe keni bërë sakrificën më sublime që ne sot të jemi të lirë. Andaj, do të punojmë së bashku për të siguruar drejtësinë e vonuar”, ka theksuar Kryetari Konjufca.

    Ndërkaq, Kurti premtoi angazhim maksimal për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

    “Dhimbja dhe ankthi që ju përjetoni janë të pakrahasueshme. Ne do të punojmë vazhdimisht për të garantuar të drejtën tuaj për të ditur për fatin e më të dashurve tu”, është shprehur Kryeministri Kurti.

    Në emër të shoqatës “Thirrjet e nënave”, Nusrete Kumnova falënderoi krerët e shtetit për pritjen dhe mirëkuptimin.

    “Të gjithë i kemi shpresat dhe pritjet e mëdha dhe po presim me padurim që të punohet e të veprohet prej së vërteti për të adresuar nevojat dhe kërkesat e nënave dhe familjareve të personave të zhdukur”, ka thënë Kumnova.

    Të tre liderët institucionalë, garantuan se do të vazhdojnë të jenë pranë nënave dhe familjarëve të personave të pagjetur dhe se prioritet i tyre do të jetë zbardhja e fatit të tyre si një parakusht për sigurimin e drejtësisë./Front Online/

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-zv/ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka kritikuar Qeverinë “Kurti” lidhur me pranimin e kërkesave të zyrtarëve për t’i pajisur veturat...
    Lajme15 Tetor 2024
    Bazuar në dokumentet e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB) nga 277 vetura zyrtare që kanë targa të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Sipas përgjigjeve të dërguara nga MPB nëpërmjet AIP, janë hiç më pak se 277 vetura zyrtare që kanë edhe targa civile. Përpos...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pjesëtarë të komunitetit serb. Maqedonci, theksoi se një pjesë...
    Bota/Rajoni14 Tetor 2024
    Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në polici autorin e dyshuar të vrasjes së një 15-vjeçari pasditen e së hënës, në Shkodër, shkruan...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe ka bërë thirrje që vendit t’i jepet...
    Lajme14 Tetor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira të ulëta...
    Lajme14 Tetor 2024
    Analisti Ilir Deda ka folur në Rubikon në lidhje me situatën e furnizimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, duke hedhur kritika...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.