×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtori bie nga kati i 4-të, pronari i kompanisë pranon se nuk pati masa sigurie

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    I akuzuari për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, Naser Nreca, është deklaruar fajtor në seancën fillestare të mbajtur të enjten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

    Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Kastriot Memaj, i akuzuari Nreca deklaroi se e pranon fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet, duke shtuar se i vjen keq për rastin e ndodhur dhe se gjatë kohës së mjekimit të të dëmtuarit është përpjekur që t’ia mbulojë të gjitha shpenzimet mjekësore.

    Prokurori Memaj nuk e ka kundërshtuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, duke i propozuar gjykatës që ta aprovojë këtë pranim të fajësisë.

    Ndërsa, i dëmtuari Avni Lala deklaroi se nuk i bashkëngjitet ndjekës penale dhe që as nuk kërkon kompensim dëmi, duke shtuar se i akuzuari prej ndodhjes së rastit e deri sot e ka mbështetur atë materialisht.

    Pas kësaj, gjykatësja Ilirjana Hoti e ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, derisa shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar që të bëhet më 16 prill 2021.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Naser Nreca po akuzohet se më 2 prill 2020, rreth orës 9:30, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, në cilësi të pronarit të firmës “Naser Nreca” B.I, rrezikon jetën e të dëmtuarit Avni Lala.

    Siç përshkruhet në aktakuzë, ai këtë e ka bërë në atë mënyrë që duke vepruar nga pakujdesia nuk ndërmerr masa për siguri dhe shëndet në punë, sipas nenit 6 të Ligjit për siguri dhe shëndet në punë, nuk instalon pajisjet mbrojtëse në vendin e punës, respektivisht  përdorimin e strukturave mbrojtëse, në nivel të punës në lartësi-përdorimi i skeleve mbrojtëse, të përcaktuara sipas nenit 8 paragrafi 2.2.2 shtojca 4 e Udhëzimit Administrativ 06/2017, me ç’rast i dëmtuari derisa ka qenë duke punuar, respektivisht duke bartur me karrocë mbetjet e ndërtimit në katin e katërt, ku në një moment rrëshqet së bashku me karrocë dhe bie në tokë nga një lartësi prej 12 metra, duke pësuar lëndime të rënda trupore të përshkruara si në ekspertizën mjekoligjore.

    Me këtë, Nreca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358, paragrafi 5/3 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-zv/ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka kritikuar Qeverinë “Kurti” lidhur me pranimin e kërkesave të zyrtarëve për t’i pajisur veturat...
    Lajme15 Tetor 2024
    Bazuar në dokumentet e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB) nga 277 vetura zyrtare që kanë targa të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Sipas përgjigjeve të dërguara nga MPB nëpërmjet AIP, janë hiç më pak se 277 vetura zyrtare që kanë edhe targa civile. Përpos...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pjesëtarë të komunitetit serb. Maqedonci, theksoi se një pjesë...
    Bota/Rajoni14 Tetor 2024
    Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në polici autorin e dyshuar të vrasjes së një 15-vjeçari pasditen e së hënës, në Shkodër, shkruan...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe ka bërë thirrje që vendit t’i jepet...
    Lajme14 Tetor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira të ulëta...
    Lajme14 Tetor 2024
    Analisti Ilir Deda ka folur në Rubikon në lidhje me situatën e furnizimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, duke hedhur kritika...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.