×
  • Lajme
  • Lajme

    Përkujtohet 22 vjetori i masakrës në Lagjen e Boshnjakëve

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Në 22 vjetorin e masakrës serbe në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila ruan në kujtesë një nga ngjarjet e tmerrshme të luftës së fundit në Kosovë, familjarët e viktimave, përfaqësues të shoqatave, si dhe një numër i qytetarëve, kanë vendosur lule dhe kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore me emrat e viktimave që u vranë nga paramilitarët serbë.

    Me këtë rast, Fevzi Beqiri nga “Lagjja e Boshnjakëve”, tha se falangat serbe së bashku me paramilitarë, i kanë tubuar në shtëpinë e Mustafë Sahitit banorët shqiptarë të kësaj lagjeje, duke i plaçkitur fillimisht dhe pastaj pushkatuar.

    Beqiri: Kriminelët e Serbisë kanë dashur të bëjnë pastrimin etnik

    “Sot 22 vjet u bënë që kriminelët e Serbisë me planifikim kanë dashur të bëjnë pastrimin etnik në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Në mesin e tyre edhe në lagjen tonë kanë ardhur falangat serbe së bashku me paramilitarë, me maska pa maska, I kanë tubuar në shtëpinë e Mustafë Sahitit, tashmë shtëpi Muze e gjenocidit serb, i kanë plaçkitur dhe pastaj pushkatuar”, ka thënë Beqiri.

    Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet më shumë për veriun, sidomos për shtëpinë Muze, që të bëjë renovimin e saj, në mënyrë që kjo shtëpi në përvjetorin e ardhshëm të jetë e kompletuar.

    Bajram Çerkini, kryetar i Shoqatës së të pagjeturve në Mitrovicë, theksoi se sot përkujtohet krimi një regjimi të kasapit të Ballkanit, ndaj popullatës së pafajshme shqiptare.

    Çerkini: Prindërit i kanë parë krimet ndaj familjarëve të tyre në këtë vend

    “Këtu jemi sot para disa prindërve të cilët i kanë parë me sy të gjitha krimet të cilat janë bërë në këtë vend. Pra, përkujtojmë se çka ka ndodhur dhe çka na ka bërë regjimi i një kasapi të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit”, u shpreh Çerkini.

    Jahir Bejta, drejtor i Shoqatës profesionale për dëme të luftës në Kosovë, ka bërë thirrje për hartimin e padive kundër xhelatit të Ballkanit.

    Sipas tij, gjërat do të harrohen nëse nuk shkruhen në letër.

    Bejta: Gjërat do të harrohen nëse nuk i shkruajmë në letër

    “Gjërat do të harrohen nëse nuk I shkruajmë në letër. Të harrojmë se historia jonë si tekst shkollor do të shkruaj më shumë se një faqe për UÇK-në, andaj ju kisha preferuar që të hartojmë paditë kundër xhelatit”, tha Bejta.

    Ai ka apeluar që të hapet sa më parë Shoqata për dëme të luftës në Mitrovicë.

    Ndryshe, forcat serbe më 15 prill të vitit 1999, pasi kishin mbledhur rreth 80 persona në shtëpinë e Mustafë Sahitit, kishin nisur torturimin e tyre, duke vrarë 23 shqiptarë të pafajshëm të kësaj lagjeje. Shtëpia në të cilën ndodhi masakra, tashmë është shndërruar në Muze.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-zv/ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka kritikuar Qeverinë “Kurti” lidhur me pranimin e kërkesave të zyrtarëve për t’i pajisur veturat...
    Lajme15 Tetor 2024
    Bazuar në dokumentet e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB) nga 277 vetura zyrtare që kanë targa të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Sipas përgjigjeve të dërguara nga MPB nëpërmjet AIP, janë hiç më pak se 277 vetura zyrtare që kanë edhe targa civile. Përpos...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pjesëtarë të komunitetit serb. Maqedonci, theksoi se një pjesë...
    Bota/Rajoni14 Tetor 2024
    Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në polici autorin e dyshuar të vrasjes së një 15-vjeçari pasditen e së hënës, në Shkodër, shkruan...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe ka bërë thirrje që vendit t’i jepet...
    Lajme14 Tetor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira të ulëta...
    Lajme14 Tetor 2024
    Analisti Ilir Deda ka folur në Rubikon në lidhje me situatën e furnizimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, duke hedhur kritika...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.