×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, Grøndahl

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, ku raportohet se u diskutua për bashkëpunimin ndër shtetëror dhe për gjendjen emergjente shëndetësore me pandeminë COVID-19.

    Nga kjo ministri njoftojnë se Murati e falënderoi Grøndahl për projektet të cilat i ka financuar shteti Norvegjez në Kosovë, me theks të veçantë për ato në sistemin e drejtësisë dhe shoqëri civile.

    Gjatë takimit, ministri dhe ambasadori diskutuan për gatishmërinë dhe masat që do të ndërmarrë Qeveria Kurti për t’i ofruar mbështetje financiare sektorit privat të ndikuar drejtpërdrejt nga vendimi i Qeverisë si dhe për planin zhvillimor dhe legjislativ të Qeverisë, me theks të veçantë formalizimin e ekonomisë, luftimin e korrupsionit si dhe zbatimin e ligjit.

    Ndërkaq, ambasadori norvegjez shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe theksoi se mbështetja e shtetit norvegjez do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

    Ai gjithashtu theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Norvegjisë dhe Kosovës do të rritet dhe do të përfshijë edhe fusha tjera në të ardhmen.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë qëndruar disa minuta te hyrja e objektit te pala serbe,...
    Lajme15 Tetor 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të bëhet votimi i raportit vjetor...
    Lajme15 Tetor 2024
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj është shprehur se skema e korrupsionit të strukturuar sa shkon e zgjerohet. Tutje, ai thotë se si...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e një anshme të vizave për lëvizje të lirë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se për nder të muajit rozë, të tetorit është ndriquar godina e Qeverisë. Kurti përmes...
    Lajme14 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi ka ironizuar gjatë lidhjes direkte në emisionin “Debat Plus” lidhur me...
    Lajme14 Tetor 2024
    Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FKS-së. Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes këtë...
    Sport14 Tetor 2024
    Ylber Ramadani beson se suksesi ndaj Gjeorgjisë erdhi për shkak se ekipi dha shpirtin në fushën e lojës.   Mesfushori i kuqezinjve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.