Janë arrestuar dy të dyshuara femra pasi kishin ushtruar dhunë brenda familjes , ku kanë pësuar lëndime katër persona.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25 në Drenas . Siç thuhet ne raport të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor , ndërsa dy të dyshuarat me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Drenas 14.04.2021-20:25.” Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që dyshohet se të njëjtat, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare kanë ushtruar dhunë brenda familjes. Si pasojë, lëndime kanë pësuar katër persona. Të gjithë të lënduarit, kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pastaj janë liruar. Palët janë intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së, dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, (dy) të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.