×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca takoi kryetarët e grupeve parlamentare, ja çka u diskutua

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar kryetarët e grupeve parlamentare, për të diskutuar dhe bashkërenduar aktivitetet lidhur me aspekte të ndryshme të punës së Kuvendit, transmeton Front Online.

    Në takim u diskutua për Rregulloren e re të Kuvendit, formimin e grupeve të miqësisë, formimin e delegacioneve të Kuvendit, si dhe finalizimin e përbërjes së komisioneve parlamentare.

    Duke folur lidhur me Rregulloren e re të Kuvendit, kryetari Konjufca njoftoi kryetarët e grupeve parlamentare se kjo çështje është trajtuar një kohë të gjatë por që si proces nuk është mbyllur ende. Ai shtroi nevojën e trajtimit të saj me urgjencë.

     

    “Kemi nevojë për rregullore të re, e cila do t’i eliminonte problemet që kanë dalë në dhjetë vitet e fundit, prandaj jemi sot këtu për të diskutuar, duke pasur parasysh urgjencën e miratimit të këtij dokumenti bazë”, theksoi Konjufca.

    Edhe kryetarët e grupeve parlamentare potencuan rëndësinë e shqyrtimit dhe miratimit të Rregullores së punës së Kuvendit brenda një afati sa më të shkurtër kohor.

    Në këtë pikë u konstatua që nëpërmjet një akti të cilin e lëshon kryetari i Kuvendit në mbështetje të kryetarëve të grupeve parlamentare, t’i drejtohet Komisionit për Legjislacion, e që nga i njëjti kërkohet përmbyllja e punëve të mbetura përkitazi me Rregulloren e re të Kuvendit.

    Në këtë mbledhje u diskutua edhe për formimin e grupeve të miqësisë, me ç’rast u theksua se duhet rifunksionalizuar grupet e legjislaturës së kaluar, e po ashtu duhet shqyrtuar edhe mundësinë e formimit të grupeve të reja. Në vazhdim, u diskutua edhe për formimin e delegacioneve të Kuvendit, të cilat do të përfaqësojnë institucionin në organizata ndërkombëtare. Kryetari Konjufca njoftoi kryetarët e grupeve parlamentare me numrin e delegacioneve dhe me numrin e anëtarëve përfaqësues.

    Më pas, u diskutua edhe lidhur me nevojën e finalizimit të përbërjes së komisioneve parlamentare, duke shtruar nevojën për plotësim-ndryshimet që duhet bërë dhe miratimin e tyre në seancën e ardhshme./FrontOnline/

     

     

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeshefi i Ngrohtorës “Termokos”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se Xhamia e Madhe, që është në ndërtim e sipër do të kyqet. Osmani...
    Lajme04 Maj 2024
    Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania, nga një...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar...
    Të tjera
    Sport04 Maj 2024
    Arsenali ka arkëtuar edhe tri pikë të arta në garën për titull të kampionit në Premier League. ‘Topçinjtë’ mundën Bournemouth, me rezultat...
    Lajme04 Maj 2024
    Ministri i Bujqsisë, Faton Peci, duket se i kontrollon në detaje komentet që i bëhen në faqen e tij në “facebook”. Ai...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka ngritur shqetësimin në lidhje me rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Krasniqi...
    Lajme04 Maj 2024
    Se Medvegja nuk është vetëm e dëshmonedhe fakti se për herë të parë në historinë e re të saj një zavendësministër i...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk po i kërkohet asgjë më shumë...
    Lajme04 Maj 2024
    Këtë të shtune është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryetari i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.