Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku ka kë kërkuar që të thirret sa më shpejtë, ish-shefi i gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, për të dëshmuar për parregullsitë dhe shkeljet e këtij misioni në Kosovë.
Klinaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të thërrasë seancë dhe të mos injorojë kërkesën e vitit të kaluar të Simmons për të raportuar.
Malcolm Simmons, kishte thënë se do të jepte dëshmi në lidhje me çështje që përfshijnë ndërhyrjet në hetimet penale, kërcënimet ndaj dëshmitarëve, nxitjen e tyre, manipulim provash e keqpërdorime tjera./Front Online
https://www.facebook.com/Fatonik/posts/10159180019807720