Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij pas një mosmarrëveshje me pronën e tyre.
Në raportin policor , thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe i dyshuari është mbajtur në mbajtje .
Prishtinë 13.04.2021-14:50.” Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që e njëjti pas një mosmarrëveshje lidhur me pronën e tyre kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktimës iu është ofruar ndihma mjekësore. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari shkon në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.