Është presidente e zgjedhur e Kosovës dhe është e ligjshme.
Kështu tha lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Kanal10 kur u pyet s e a njeh si të ligjshme Vjosa Osmanin për presidente, shkruan Front Online.
Por, shtoi se mënyra se si është zgjedh ia ka dëmtuar marrëdhëniet me të.
“Vota jonë në këtë rast është tjetërsua. Presidentja ka mujt me shku ndryshe me kërkua takim një me një sikurse qysh e ka bë më Lumir Abdixhikun, me na thënë po më mungojnë tri vota a mujm me bë diçka. Presidentja është gjedh ashtu si është zgjedh, është bërë presion të deputetët tonë”, ka thënë ai./Front Online/