×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërndau postimin ku UÇK-ja cilësohej kriminale, IPK nis hetimet ndaj policit

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Pas shkrimit se një polic i Kosovës ka shpërndarë në rrjetet sociale një shkrim në të cilin Ushtria Çlirimtare e Kosovës, quhet kriminale, institucione që merret me shkeljet e zyrtarëve policor ka nisur procedurat lidhur me këtë rast.

    Inspektorati Policor i Kosovës, ka iniciuar rast. IPK ka kërkuar nga Policia të ketë trajtim në aspektin disiplinor.

    “Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se IPK pas publikimit të këtij lajmi në medie sipas detyrës zyrtare ka iniciuar rast të cilin e ka përcjellë në Policinë e Kosovës për verifikim nëse personi në fjalë është zyrtar policor dhe trajtim të të njëjtit rast pastaj në aspektin displinor administrative”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Gazetën Reporteri.net.

    Më 9 prill u bënë 22 vite nga Beteja e Koshares dhe nga betejat që cilësohet si më të suksesshmet të luftës së Kosovës.

    Për këtë betejë, në çdo përvjetor vazhdojnë të shkruajnë edhe serbe. Një faqe në Facebook e quajtur Graçanica-Kim së fundmi ka publikuar një shkrim rreth betejës së Koshares ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës etiketohet si ushtri kriminale.

    “Njëzet e dy vjet më parë, filloi beteja e Koshares. Beteja në kufirin jugosllavo-shqiptar që zgjati 67 ditë, një betejë që mori 108 jetë, vëllezër, heronj të Obiliqit. Një nga betejat më të vështira në historinë e fundit të ushtrisë serbe që u bë simbol i mbrojtjes së atdheut. Të Premten e Madhe, atë 9 Prill, forcat kriminale të të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ushtria e rregullt e Shqipërisë dhe NATO-s e udhëhequr nga Amerikanët, të cilët dhanë mbështetje ajrore, filluan një ofensivë të madhe në karaulën e Koshares, në kufirin e atëhershëm të Jugosllavisë dhe Shqipërisë.

    Armiku në atë kohë ishte shumë herë më superior, kështu që rreth 1500 ushtarë serbë u mbrojtën nga sulmi i hordhive, të cilat numëronin midis 5,000 dhe 6,000 shqiptarë”, thuhet ndër të tjera në tekstin e publikuar nga kjo faqe.

    Këtë shkrim ku UÇK cilësohet si ushtri kriminale e ka shpërndarë edhe një polic serb i Kosovës.

    Aleksandar Trajkovic edhe në përshkrimin e tij e tij në Facebook ka të shkruar se punon si polic në Policinë e Kosovës.

    Kujtojmë se disa zyrtarë policorë janë suspenduar për arsye të postimeve apo komenteve që i kanë bërë në rrjetet sociale, e që është vlerësuar se mund të dëmtojnë imazhin e policisë.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, thotë se nuk do të bashkëpunojnë apo nuk do të kenë koalicon me subjekete politike që...
    Lajme14 Tetor 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se publikimi i komunikimeve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqi konfirmon dhe vërteton...
    Lajme14 Tetor 2024
    A po vjen te ne...me kapelë :)”. Kështu i drejtohet me ftestë për takim në seli të Vetëvendosjes Dejona Mihali – formalisht...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Tetor 2024
    Dy shqiptarë të moshës 20-vjeçare, janë arrestuar nga policia italiane pasi dyshohet se e kanë sulmuar me thikë një 19 vjeçar në...
    Sport14 Tetor 2024
    Granit Xhaka po flet në konferencën për shtyp të Zvicrës para ndeshjes me Danimarkën. Fillimisht foli për fyerjet në Serbi. “Do të...
    Bota/Rajoni14 Tetor 2024
    Një strehë në Gaza e goditur nga një sulm ajror izraelit dje, supozohej të përdorej sot për të administruar vaksinat e poliomielitit....
    Lajme14 Tetor 2024
    Sa më bosh stomaku i ushtarëve, aq më plot xhepi i zuzarëve”, tha në nisje të fjalës së tij në Kuvend, deputeti...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se, nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Kosova, njëanshëm, do të lejojë lëvizjen e...
    Lajme14 Tetor 2024
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, me ftesë të kancelarit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.