×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i UNMIK-ut me kritika për Kosovën: Për 1 vit e gjysmë u ndërruan tri qeveri

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Zahir Tanin, përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shef i UNMIK-ut ka shpalosur në Këshillin e Sigurimit raportin për Kosovën.

    Ai ka folur për  faktin se në Kosovë për një vit e gjysmë ka pasur tri qeveri të ndryshme, dhe kjo sipas tij është tregues për faktin e turbulencave politike në Kosovë.

    “Kundrejt sfidave të pandemisë, zgjedhjeve të kryera me sukses më 14 shkurt. Para zgjedhjeve, gjatë më pak se 1 viti e gjysmë, tri qeveri kanë qenë në detyrë, dhe kjo ndihmon të kuptohet sasia e turbulencave që kanë mbretëruar. Dalja në zgjedhje ka qenë shumë e lartë. Partia fituese ka marrë mëse gjysmën e votave. Shqyrtimi i demografisë së votave ka zbuluar një dëshirë të madhe për ndryshim”, tha Tanin.

    Ai ka thënë se është takuar me kryeministrin Kurti, i cili ia ka potencuar rëndësinë e dialogut.

    Përveç me Kurtin, ai thotë të ketë biseduar edhe me Vuçiqin i cili është shprehur i interesuar për vazhdimin e këtij procesi.

    Përveç kësaj, ai foli edhe për zgjedhjen presidente të Vjosa Osmanit.

    “Në muajt e fundit, përkundër kufizimeve kemi qenë të angazhuar. Dje jam takuar me kryeministrin Albin Kurti, i cili më ka siguruar për rëndësinë strategjike të avancimit të dialogut. Sot kam folur edhe me Vuçiqin për dialogun. Dinamika për të zgjedhur presidentin e ri ka kontribuar në ngutinë për  zgjedhje të reja. Javën e kaluar, Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës, duke u bërë gruaja e dytë që mbanë këtë pozitë”, ka thënë Tanin.

    Tutje,  Tanin ka thënë se çështjet e rëndësishme duhet të trajtohen me seriozitet nga qeveria Kurti.

    Ai përmendi edhe masat e vëna së fundmi nga qeveria e udhëhequr nga VV.

    “I inkurajoj liderët që të kenë parasysh ndikimin e deklaratave të tyre publike, përfitimi i besimit publik është aq i brishtë sa edhe esencial. Tani, kemi një qeveri të mandatuar në Kosovë dhe mund të presim që çështjet e rëndësishme të trajtohen me seriozitet. UNMIK-u do të përkrah procesin pa ekuivok dhe do të punojmë me të gjitha ato që kemi në dorë për një progres si në të gjitha vendet. Kosova mbetet në presion nga pandemia. Janë vendosur masa të reja javën e kaluar, për të ulur numrin e infeksioneve që kishte arritur numër të paprecedent. Janë mbi 100 mijë të infektuar dhe rreth 2 mijë të vdekur. Deri tash kanë arritur 24 mijë vaksina nga COVAX”, tha ai.

    “Qeveria e Kosovës ka mundësi të mëdha përkrah sfidave të mëdha. Kurti ka një qeveri të fuqishme dhe ka vendosur një qasje të qeverisjes në luftim të korrupsionit. Kjo është një mundësi e mirë e Kosovës për të transformuar narrativat që kanë mbajtur peng në arenën ndërkombëtare”, tha tutje ai.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, dha arsyet e mospjesëmarrjes së partisë së tij në zgjedhjet e 9 Shkurtit. Megjithatë, Molliqaj tha se...
    Lajme08 Tetor 2024
    Valon Hoti, këshilltar i lartë politik i ministrit Liburn Aliu, ka reaguar rreth aksionit të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale në...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime, me një popullsi të re dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës sot ka arrestuar sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, ndërsa nuk është gjetur më...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarja tragjike ka ndodhur në Sllatinë të Tetovës, ku nënë e bijë janë gjetur të vdekura në shtëpinë e tyre.  Viktimat...
    Vip08 Tetor 2024
    Gazetari Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit mallin që ka për të atin i cili një vit më parë humbi betejën me...
    Lajme08 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion bastisje aksion në në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me ç’rast...
    Sport08 Tetor 2024
    Duket se i tejkaluan mospajtimet mes tyre. Futbollisti Edon Zhegrova dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, u panë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.