×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani pranoi urime nga presidenti i Austrisë, Hungarisë, Finlandës dhe Sllovenisë

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar urime nga homologët e saj nga Austria, Hungaria, Finlanda dhe Sllovenia.

    Në urimet e tyre, krerët e këtyre shteteve kanë shfaqur gatishmërinë që të vazhdojnë bashkëpunimin me shtetin e Kosovës duke thelluar edhe më tej marrëdhëniet bilaterale.

    Presidenti austriak Alexander Van der Bellen, në mesazhin e tij ka uruar Presidenten Osmani duke i dëshiruar sukses në përmbushjen e detyrave.

    Ai, gjithashtu ka shfaqur shpresën për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet shteteve të rajonit.

    Në urimin e tij, presidenti hungarez Janos Ader ka shfaqur shpresën për përfundimin e pandemisë Covid-19, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet të të dy shteteve, ai gjithashtu ka theksuar se Hungaria mbështet rrugën evropiane të Kosovës.

    Presidenti i Finlandës, Sauli Niniisto, ndërkaq ka shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve miqësore m Kosovën në nivel bilateral, por edhe në forumet multilaterale.

    Ndërkaq Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor në telegramin e urimit ka theksuar se ky shtet do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për prosperitet  dhe konsolidim të institucioneve demokratike, sundimit të rendit dhe ligjit. Kreu i Sllovenisë, gjithashtu ka shfaqur shpresën për bashkëpunim në kuadër të Procesit Brdo-Brijun, i cili do të mbahet në këtë shtet.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se, nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Kosova, njëanshëm, do të lejojë lëvizjen e...
    Lajme14 Tetor 2024
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, me ftesë të kancelarit të...
    Lajme14 Tetor 2024
    Një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit që nisi në drekë për të diskutuar çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të Forcës...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Pjetër Shala, përmes mbrojtjes së tij ka apeluar vendimin e Themelores së Speciales, e cila e dënoi me 18 vjet burgim për krime...
    Sport14 Tetor 2024
    Shqipëria do të zbresë sonte përsëri në fushën e blertë për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit 1 në...
    Vip14 Tetor 2024
    Dënimin e Luiz Ejllit me burg e ka dëgjuar edhe Dea Mishel… edhe pse me vonesë. Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”...
    Lajme14 Tetor 2024
    Shefi i grupit paralamentar të AAK-së Besnik Tahiri, thotë se më 28 nëntor sheshet do të mbushen me veteranë, si shenjë protestimi...
    Lajme14 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka publikuar fotografinë e përbashkët pas samitit të sotëm të Procesit të Berlinit, ndërsa...
    Vip14 Tetor 2024
    Big Brother Vip Kosova edhe pak ditë është gati për edicionin e ri televiziv. Para pak minutave faqja zyrtare e BBVK, bëri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.