×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova në seancën e sotme të KS të OKB-së përfaqësohet nga Donika Gërvalla

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku temë do të jetë Kosova, do të mbahet sot pasdite në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Front Online, mëson se Kosova në këtë seancë do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

    “Po Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja njehërit ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla”, ka thënë ky burim për FrontOnline.

    Në seancën e cila do të kryesohet nga Vietnami dhe do të zhvillohet në mënyrë elektronike, do të diskutohet Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi punën e UNMIK për periudhën nga shtatori 2020 deri në mars 2021.

    Raporti i fundit i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres mbi punën e UNMIK-ut përfshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës më 14 shkurt dhe aktakuzës e Prokurorisë Speciale në Hagë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në nëntor të vitit të kaluar si ngjarjet kryesore politike.

    Raporti thekson se këto ngjarje e kanë ngadalësuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe se paqja e qëndrueshme, stabiliteti dhe zhvillimi socio-ekonomik në Kosovë dhe rajon varen nga progresi i qëndrueshëm i dialogut që synon normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

    Së fundmi, Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e përfaqësoi ish-kryediplomati, tani kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca./Front Online/

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se, nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Kosova, njëanshëm, do të lejojë lëvizjen e...
    Lajme14 Tetor 2024
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, me ftesë të kancelarit të...
    Lajme14 Tetor 2024
    Një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit që nisi në drekë për të diskutuar çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të Forcës...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Pjetër Shala, përmes mbrojtjes së tij ka apeluar vendimin e Themelores së Speciales, e cila e dënoi me 18 vjet burgim për krime...
    Sport14 Tetor 2024
    Shqipëria do të zbresë sonte përsëri në fushën e blertë për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit 1 në...
    Vip14 Tetor 2024
    Dënimin e Luiz Ejllit me burg e ka dëgjuar edhe Dea Mishel… edhe pse me vonesë. Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”...
    Lajme14 Tetor 2024
    Shefi i grupit paralamentar të AAK-së Besnik Tahiri, thotë se më 28 nëntor sheshet do të mbushen me veteranë, si shenjë protestimi...
    Lajme14 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka publikuar fotografinë e përbashkët pas samitit të sotëm të Procesit të Berlinit, ndërsa...
    Vip14 Tetor 2024
    Big Brother Vip Kosova edhe pak ditë është gati për edicionin e ri televiziv. Para pak minutave faqja zyrtare e BBVK, bëri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.