×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    BQK-ja përfundoi pjesëmarrjen në takimet pranverore virtuale të FMN-së dhe BB-së, çka u diskutua?

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka marrë pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, që edhe këtë vit, për shkak të pandemisë Covid-19 u organizuan nga distanca.

    Në takimet pranverore, të cilat u zhvilluan nga data 5 deri më 12 prill 2021, Guvernatori Mehmeti dhe përfaqësuesit e BQK-së morën pjesë në takim me Drejtorin e Departamentit për Evropë të FMN-së, Alfred Kammer, me të cilin u diskutua për zhvillimet e fundit ekonomike, fiskale dhe financiare, si dhe lidhur me planet dhe pritjet për vitin 2021.

    Për këto zhvillime, u diskutua edhe në takimin me ekipin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën. Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti informoi përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me gjendjen në sistemin financiar të vendit.

    Përfaqësuesit e BQK-së zhvilluan takim edhe përfaqësues të FMN-së, përkatësisht me Departamentin e Politikave Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit, ku u diskutua lidhur me procesin e zbatimit të rekomandimeve të dala nga asistencat e mëhershme teknike të FMN-së. Në këtë takim u shpreh edhe interesi për përkrahje në të ardhmen, për fushat me rendësi për BQK-në.

    Guvernatori Mehmeti dhe përfaqësuesit e BQK-së morën pjesë edhe në takimin plenar të Komitetit Monetar Financiar Ndërkombëtar të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku u diskutuan tema të ndryshme që kanë të bëjnë me adresimin e pandemisë, promovimin e rimëkëmbjes së qëndrueshme gjithëpërfshirëse dhe ringjalljen e bashkëpunimit global.

    Guvernatori Mehmeti mori pjesë në takimet e ndara të Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Konstituencës së Bankës Botërore, pjesë e të cilave është edhe Republika e Kosovës, si dhe në takimin e organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar me temën perspektiva dhe sfidat e politikave për Evropën.

    Gjithashtu, të hënën Guvernatori Mehmeti do të mbajë takim virtual me zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Anna Bjerde, me të cilën do të diskutohet për zhvillimet e fundit ekonomike, fiskale dhe financiare, si dhe për reformat dhe projektet e ardhshme.

    Takimet pranverore të Bordit të Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, bashkojnë bankierët e bankave qendrore, ministrat e financave, drejtuesit e sektorit privat, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe akademikëve për të diskutuar çështjet e financave të fokusuara në ekonominë globale, zhvillimin ndërkombëtar dhe ato të sistemit financiar botëror.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Ekonomi12 Maj 2024
    Mustafë Kadrijaj, ekonomist, për ngritjen e çmimeve në produktet bujqësore fajin e ka hedhur tek pushteti aktual. Kadrijaj duke folur për Front...
    Ekonomi12 Maj 2024
    Çmimet e prodhimeve bujqësore kanë pësuar ngritje prej 2.8%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Kjo është bërë e ditur...
    Ekonomi12 Maj 2024
    Ka përfunduar të shtunën periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes së dinarit, ndërsa që nga sot ndaj gjithë atyre...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova,...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti do të presë të hënën në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i vetmi nga tre...
    Lajme12 Maj 2024
    Stina e verës po afron, ndërsa për qytetarët e kryeqytetit, Pishina e Gërmisë mbetet një vend sa afër aq edhe më lirë...
    Lajme12 Maj 2024
    Ditët e fundit problemet e shërbimit telefonik të operatorit “Vala” kanë acaruar shumë qytetarët e Kosovës. Në këtë kontekst, anëtarii Lidhjes Demokratike...
    Lajme12 Maj 2024
    Kriza diplomatike mes Athinës dhe Shkupit nuk vonoi aspak. Në fillim ka qenë ambasadorja e Greqisë në kryeqytetin e fqinjit verior që...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryeministri Edi Rama përmbylli ndalesën e parë të rrugëtimit në komunitetet shqiptare të Europës, me takimin madhështor që pati sot në Stadiumin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.