×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet sigurimi i vaksinave antiCovid dhe rishikimi i Ligjit për Pandeminë

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Është mbajtur mbledhja konstituive e Komisionit për Shëndetësi. Në këtë mbledhje u tha se prioritet duhet të jetë menaxhimi i pandemisë dhe sigurimi i vaksinës anti-Covid. Madje anëtarët e komisionit për shëndetësi i pajtuan që duhet të rishikohet ligji për luftimin e pandemisë COVID-19.

    Kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje tha se si kryetare do punoj në mënyrë konstruktive do angazhohem për një frymë të bashkëpunimit në të mirë të përgjithshme.

    Anëtari i këtij komisioni nga PDK, Bekim Haxhiu kërkoi që të bëhen bashkë të gjithë për të ndihmuar në sigurimin e vaksinës pavarësisht se nga cila parti janë.

    Ndërsa, Shemsedin Dreshaj nga AAK thotë se shqetësim për të gjithë mbetet çështja e vaksinimit.

    “20 mijë vaksina janë 1 pikë ujë në deti rekomandojmë mos të mos shkohet me një ritëm të ngadalshëm të vaksinave ka me iu skadu afati vaksinave duhet mobilizim në të gjitha nivelet. Këto hapa duhet të merren para se të vijë vaksina nga ana jonë do keni mbështetjen e sinqerisht”, tha ai.

    Ndërsa, ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se situata me pandeminë COVID-19 mbetet shqetësuese. Ai thekson se qeveria është duke heshtur karshi situatës me COVID-19.

    Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku lidhur me masat anti-Covid që tashmë janë në fuqi tha se masat nuk janë marr kokë në vete, por në konsultim me IKSHP-në.

    “Masat nuk janë marr krye në vete por në bashkëpunim me institucionet relevante siç është IKShPK dhe në vazhdimësi duhet të përfshihen dhe konsultohen ekspertet e të gjitha fushave”, tha ajo. Ta ftojmë ministrinë shëndetësisë në takimin e radhës”, tha ajo.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Në sesionin e dytë të Samitit të Procesit të Berlinit rreth Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, Energjinë dhe Lidhshmërinë, kryeministri i...
    Lajme14 Tetor 2024
    Pjetër Shala, përmes mbrojtjes së tij ka apeluar vendimin e Themelores së Speciales, e cila e dënoi me 18 vjet burgim për krime...
    Lajme14 Tetor 2024
    Shefi i grupit paralamentar të AAK-së Besnik Tahiri, thotë se më 28 nëntor sheshet do të mbushen me veteranë, si shenjë protestimi...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, thotë se kryeministri Albin Kurti deshi ta imitojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyn. Sipas tij, shefi i qeverisë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, si dhe Ekrem Tahirit, Fitim Mustafës dhe...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka thënë se së shpejti pa kosto të madhe financiare ushtrisë do t’i servohet vetëm ushqim cilësor. Në komunikatën...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se qytetarët s’duhet ta pranojnë këtë situatë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai tha se...
    Lajme14 Tetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se po vazhdon periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi,...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ministri i Financave në Republikën e Kosovës, Hekuran Murati ka shkruar sot për inflacionin në Kosovës duke u bazuar në një raport...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.