×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri i Shëndetësisë-qeveritarëve: Sigurimi i vaksinave është urgjencë, “lëreni fushatën”

    FrontOnline
    12 Prill 2021

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka bërë apel tek institucionet e Kosovës që të punojnë bashkë për sigurimin e vaksinave kundër Covidit, raporton Front Online.

    Agani që me profesion është neuropsikiatër thotë se gjendja me Covid në vend kërkon mobilizimin e të gjithëve në mënyrë që të tejkalohet kjo situatë.

    Duke folur rreth lajmeve se ministra të kabinetit qeveritar po angazhohen në fushatën zgjedhore në Shqipëri në kohë pandemie, ai thotë se e tërë energjia politike e pushtetarëve duhet të jetë rreth mirëqenies së qytetarëve, raporton Front Online.

    Çdo angazhim tjetër që tejkalon këto përmasa, ai e quan si joserioze.

    “Çështja më urgjente tani është sigurimi i vaksinave nga prodhues kredibil. E gjithë energjia politike e bartësve shtetërore duhet të jetë rreth mirëqenies së shëndetit publik për imunizim sa më të shpejtë të qytetarëve, çdo gjë tjetër do të ishte tejet joserioze”, ka thënë ai për Front Online.

     

    Ferid Agani: Ndërrimi i qeverive ka shkaktuar vonesa në sigurimin e vaksinave

    Ish-ministri i shëndetësisë dhe neuropsikiatri, Ferid Agani në një prononcim për Front Online  ka kritikuar ndërrimin e shpeshtë të Qeverive e sidomos tash në pandemi.

    “Por kjo situatë e pandemisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë e ka gjet në gjendjen më të mjerueshme, nuk ka më keq se në një periudhë prej një viti kemi 4 ministra në detyrë”, ka thënë Agani për Front Online.

    Agani thotë se është pikërisht ndërrimi I qeverise në pandemi e cila ka shkaktuar vonesa në sigurimin e vaksinave.

    “Të kemi ndërrime të Qeverisë në mesin e pandemisë kjo e ka shkaktuar një shkëputje në zinxhirin e qeverisjes dhe ka shkaktuar vonesa të palejueshme të cilat tash po shihen në vonesën e qartë në imunizimin e popullatës dhe në sigurimin e vaksinave”, ka thënë Agani.

    Ka qenë edhe vet ministri Arben Vitia i cili ka pranuar se në bisedat që kanë bërë me kompanitë prodhuese të vaksinave, u është thënë se kërkesa për furnizim ka qenë dashur të bëhet më herët.

     

    Ish-ministri i Shëndetësisë: Masat e Qeverisë paradoksale

    Me vendim të Qeverisë që nga 7 prilli është mbyllur gastronomia dhe një sërë masash të tjera.

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani i ka quajtur paradoksale këto masa pasi shumica e vendeve të rajonit tashmë i kanë lehtësuar masat.

    “Tash jemi në një situatë paradoksale pasi jemi i vetmi shtet i cili ka ndërmarrë masa ma radikale të mbylljes sa ka motive epidemiologjike profesionale, sa ka politike nuk mund të deklarohem pasi nuk i kam informatat e duhura”, ka thënë Agani për Front Online.

    Agani më tutje është shprehur se situata me pandeminë është e ngjashme në gjithë rajonin ku tashmë jemi në valën e tretë të Coronavirusit.

    “Situata në vendin tonë e shoh ashtu sikur edhe situatën në rajon, është një trend i një numri të madh të vdekjeve për fat të keq , pra jemi duke u ballafaquar me valën e tretë të këtij infeksioni tanimë edhe me variante të reja të këtij virusi të cilat e komplikojnë situatën”, është shprehur ai.

     

    Cilat janë pasojat që lë Covidi? Tregon neuropsikiatri

    Neuropsikiatri i njohur, Ferid Agani për Front Online ka thënë se personat të cilët e kalojnë virusin Covid-19 përveç pasojave që kanë në shëndetin kronik,  mund të përballen edhe me  pasoja të shëndetit mendorë.

    Sipas tij, pasojat mund të jenë afatmesme dhe afatgjata si stresi, vështirësi emocionale të pakontrolluara e të tjera.

    “Behet fjalë për komplikime të rrafshit të shëndetit mendor si afatmesme si afatgjata, kjo situatë e stresit kronik e zgjatur tash e një vit me një perspektivë të paqartë të zgjatjes dhe në sipërfaqe kanë dalur edhe ato vështirësi emocionale psikike të cilat përndryshe do të ishin të kontrolluara”, ka thënë neuropsikiatri Agani.

    Sipas tij, përveç Coronavirusit pasoja po shkakton edhe mbyllja si masë për të frenuar pandeminë.

    “Çdo veprim i ri sikur ky i fundit që ishte për mbyllje e pjesshme, çdo veprim i tillë ngjall përkujtime të ngjarjeve të mëparshme që shkojnë deri te ato të paraluftës dhe të luftës”, ka thënë ai.

    Qytetarë të cilët e kanë kaluar Covid-19 shpeshherë shprehin shqetësim si harresë e pasoja të ngjashme./ Front Online/

     

     

     

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth qeverisjes aktuale të kësaj komune. Ai pati...
    Lajme13 Tetor 2024
    Pas Mynihut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u mirëpritën...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri ka thënë se ka shumë probleme në këtë qytet, e...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se kjo ministri ka pritur dhe akomoduar sot 68 afganë, për...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij është gati për fitore të reja. Tutje, ai...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka dalë me sqarim sa i përket çështjes me shujta të Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Duke...
    Lajme13 Tetor 2024
    V.R. i moshës 34 vjeçare ka vdekur sot në Prizren si pasojë e kontaktit me rrymën. Lajmin për Express e ka konfirmuar...
    Lajme13 Tetor 2024
    Nga janari i këtij viti e deri më sot janë paraqitur 25 raste të reja me sëmundje malinje tek fëmijët. Ata trajtimin...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Vetëm një javë larg hapjes së kampit të emigrantëve në Gjadër, marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe italiane, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.