×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, diskutohet menaxhimi i pandemisë

    FrontOnline
    12 Prill 2021

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl.

    Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl ka uruar kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast ai shprehu gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe për t’i thelluar​ marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

    “Në takim është biseduar edhe për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë, me ç’rast z. Konjufca theksoi se shteti norvegjez meriton falënderim të veçantë për përpjekjet aktuale lidhur me sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës dhe formave të tjera të ndihmës konkrete rreth pandemisë. Ai tha se ndihma e Norvegjisë është shumë e çmuar për Kosovën.Konjufca ka falënderuar ambasadorin Grondahl për urimin, si dhe për bashkëpunimin në mes të dy shteteve, duke cekur sidomos projektin ‘Zhvillimi i Shërbimit Ligjor informativ për Kuvendin e Kosovës dhe Konsistenca Gjuhësore e ligjeve”, thuhet në njoftimin për media.

    Tutje u theksua se Konjufca ka përmendur mbështetjen e vazhdueshme dhe substanciale që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe ngritjen e kapaciteteve në sistemin e drejtësisë.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, në përpikmëri e ka çuar deri në fund “planin e saj”, që për këshilltare...
    Lajme14 Tetor 2024
    Peter McCloskey i cili mbante pozitën e bashkë-avokatit në ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit i ka përfunduar kontrata, kështu që më pas...
    Kronika14 Tetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, kanë idenfitikuar tre mjete të dyshuara të cilat dyshohet se po transportonin mall të kontrabanduar,...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Ministrinë e Bujqësisë që udhëhiqet nga Faton Peci, duke e quajtur dështim total. Ai përmes...
    Lajme14 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Abelard Tahiri tha se nuk e kishte menduar kurrë se Kuvendi do...
    Lajme14 Tetor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline ka komentuar fjalimin e kryeministri Albin Kurti të cilin e mbajti të shtunën e kaluar para...
    Kronika14 Tetor 2024
    Dje një person në Viti ka raportuar se derisa ka qenë në veturë, disa persona kanë vrapuar në drejtim të tij dhe...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, për FrontOnline ka komentuar fjalimin e kryeministri Albin Kurti të cilin e mbajti të shtunën e kaluar...
    Kronika14 Tetor 2024
    Një grua është raportuar e zhdukur në Gjakovë. Policia njofton përmes raportit se rasti është në procedurë hetimore. “Gjakovë 12.10.2024, 19:00. Është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.