×
  • Sport
  • Sport

    Ndoqi gjyqtarët me veturë, dënohet trajneri shqiptar

    FrontOnline
    12 Prill 2021

    Mes një morie vendimesh të Komisionit të Disiplinës që u publikuan dje nga Federata Shqiptare e Futbollit, bie në sy dënimi me 30 ndeshje i trajnerit të Lushnjës në futbollin e femrave, Hekuran Korreshi.

    Një ndëshkim i tillë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një ndeshje vajzash, do të thotë se trajneri duhet të ketë kryer një vepër vërtet të rëndë dhe logjikisht mbetet edhe i papunë për një kohë të gjatë në botën e futbollit. Tekniku lushnjar u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen Lushnja-AAS, e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit kombëtar, takim i zhvilluar mesditën e së martës në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës.

    Më tej erdhi edhe dënimi i rëndë me 30 javë nga Disiplina. Pas pezullimit gazeta kontaktoi me trajnerin Hekuran Korreshi, i cili ka dhënë versionin e tij për ngjarjen. Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri Hekuran Korreshi flet për dënimin, ndërsa mohon akuzat që janë ngritur ndaj tij:

    “Unë jam interesuar për ndonjë gabim në shifra. Pra, mos jam dënuar tri javë. Kam mësuar se jam dënuar 30 javë, pra plot një kampionat e gjysmë. Në relacion, qenka shkruar se pas ndeshjes kam ndjekur gjyqtaret me makinë. Diçka e padëgjuar ndonjëherë. Gjyqtaret kanë ardhur me tendencë, për të më dënuar.

    Për të zmadhuar dënimin ia kanë futur kot, kanë shpikur gjëra kot. Pas ndeshjes kam zbritur nga tribuna dhe fillimisht jam prononcuar për mediat, bashkë me kolegun, Ditmirin, trajnerin e Ajaksit të Shkodrës. Kemi folur para kamerave. Më pas kam pirë kafe me të, me kolegun.

    Gjyqtaret në relacion nuk mundet të marrin vendime personale apo sipas qejfit. Kam bërë kërkesë për ta rishqyrtuar vendimin, që kanë marrë duke i çuar edhe prova, pra pamjet filmike. Gjyqtaret nuk mund të hedhin ‘baltë’ mbi futbollin e qytetit tonë”, deklaroi për gazetën trajneri i Lushnjës në futboll për femra Hekuran Korreshi.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Sport07 Shtator 2024
    Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, u shpreh i kënaqur pas triumfit të ekipit të tij ndaj Ukrainës, duke vlerësuar veçanërisht mënyrën...
    Sport07 Shtator 2024
    Pas fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Ukrainës me rezultat 2:1, Ardian Ismajli, autori i golit të barazimit, ka dhënë një deklaratë...
    Sport07 Shtator 2024
    Shqipëria ka arritur që me përmbysje të rezultatit ta mposhtë Ukrainën me shifrat 2-1 në duelin që u zhvillua në Çeki në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.